Prokuroria me detaje për drejtorin e Taravarit – Muhsin Arifi kërkoi 100 mijë euro, mori 20 mijë; kishte detaje të sakta për pronësinë e pacientit

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave, prej të cilëve njëri dyshohet për veprën penale – Marrje ryshfeti sipas nenit 357 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal, ndërsa tjetri për ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale.

I dyshuari i parë, si person zyrtar – drejtor i ISHP Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative në Shkup, në periudhën nga 19.03.2025 deri më 08.04.2025, në disa raste ka kërkuar drejtpërdrejt përfitim material të konsiderueshëm për vete që të kryejë një veprim zyrtar që kishte për detyrë ta kryente.

Ryshfeti e ka kërkuar nga dëshmitarja në procedurë – kujdestare me kontratë për përkujdesje të përjetshme për një person i cili vuante nga disa gjendje shëndetësore dhe për të cilin, sipas rekomandimeve mjekësore, ishte e nevojshme të shtrohej në spitalin e lartpërmendur. Kur dëshmitarja u drejtua në institucion për shkak se gjendja e pacientit ishte përkeqësuar, ajo u informua se pacienti ishte vendosur në listën e pritjes për pranim.

Pas disa ditësh, ajo mori një telefonatë nga i dyshuari i dytë, i cili caktoi takim me drejtorin e Institucionit më 19.03.2025 në orët e mbrëmjes, në një lokal në Shkup.

Gjatë takimit, i dyshuari i parë i ka thënë personalisht se e di që pacienti është mirë i qëndruar financiarisht dhe kishte informacione për pronën e paluajtshme që zotëronte. Ai premtoi ndihmë për shtrimin e tij në spital nëse shpërblehet me 100.000 euro. Gruaja – dëshmitare ka reaguar se kjo është një shumë shumë e madhe, ndërsa drejtori ka propozuar që shuma të sigurohet përmes shitjes së banesës së pacientit, e cila nuk ishte opsion sepse banesa ishte përfshirë në kontratën për përkujdesje të përjetshme.

Më 03.04.2025 është realizuar një takim mes dëshmitares dhe ndihmësit, si person në të cilin drejtori kishte besim të plotë, ndërsa më 04.04.2025 dëshmitarja është takuar sërish me të dy të dyshuarit. Është rënë dakord që dëshmitarja të japë 20.000 euro si garanci për shtrimin e pacientit në spital, dhe nëse i dyshuari i parë, përmes “verifikimeve”, konstaton se pacienti ka edhe ndonjë pronë tjetër të paluajtshme, ajo të shitet për të siguruar shumën e kërkuar prej 100.000 eurosh.

Sipas këtij marrëveshjeje, më 08.04.2025 dëshmitarja është takuar me të dyshuarin e dytë, i cili hyri në automjetin e saj dhe në emër të drejtorit pranoi drejtpërdrejt shumën prej 20.000 eurosh, pas çka u kap në vendngjarje nga zyrtarët e policisë.

Prokurori publik i dorëzoi gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dy të dyshuarit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LAJMI I FUNDIT: Ky është i riu që u gjuajt me disa plumba në Bit Pazar

Alajdin Sulejmani, 30-vjeçar nga Haraçina është i riu që pak minuta më parë është plagosur rëndë në afërsi të Stacionit Policor në Bit Pazar,...

Kusari-Lila sërish ka përmendur zgjedhjet e reja parlamentare

Ajo tha se bllokimi i Kuvendit nuk mund të shkojë në pafundësi, derisa përmendi afatet ligjore që përcaktojnë se 30 ditë pas certifikimit të...

LSDM: Derisa OBRM-PDUKM, ZNAM dhe VLEN grinden në koalicione, institucionet po shemben nga mosfunksionimi

LSDM beson se qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, ZNAM dhe VLEN është më e paafta dhe kaotike që ka pasur ndonjëherë Maqedonia, duke e...

Ku është karburanti më i lirë, e ku më i shtrenjtë? Në këtë vend 1 litër benzinë kushton vetëm 1,7 denarë!

Gjatë muajit prill të vitit 2025, çmimet e karburanteve varojnë vazhdimisht në të gjithë botën, në bazë të ngjarjeve ekonomike, politike dhe pozitave të...

Dimovski: Nëse hapet tema për shqipen në Kushtetutë, do të hapet edhe çështja e riorganizimit të Strugës dhe Kërçovës

Ish deputeti i VMRO-DDPMNE-së, Ilija Dimovski thekson se kërkesa e faktorit politik shqiptar për ndryshim të formulimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë është e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu