Prokuroria do të hetojë certifikatën bullgare të gjuhës siguruar nga Hristovski

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit (PTHP) do të hetojë provat për falsifikimin e certifikatës së dhënies së provimit TOEFL për njohjen e gjuhës angleze të drejtorit të sapozgjedhur të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) Bojan Hristovski, thanë burime nga atje për Sakamdakazam.mk, pasi sipas ligjit, pas zërave të ngritur dhe provave të mundshme, duhet të bëhet verifikim. Nëse Komisioni Kundër Korrupsionit nuk vepron në afat të arsyeshëm, gjegjësisht nuk e kryen inspektimin, PTHP-ja e Shkupit nuk do ta presë atë dhe do të hapë rast, transmeton Portalb.mk.

Nëse dyshimet vërtetohen, atëherë do të hapet (para)hetim dhe Prokuroria Publike e Maqedonisë do të kërkojë prova me ndihmë juridike ndërkombëtare nga kolegët nga Bullgaria, përkatësisht bashkëpunim me prokurorinë vendore.

Hristovski në biografinë e tij zyrtare ka deklaruar se në mars të vitit 2022 ka marrë certifikatën e anglishtes TOEFL nga kompania “Julia CO LTD” nga Plovdiv, Bullgari. Më 9 tetor të këtij viti, dy drejtoresha të institucioneve publike u dënuan me burgim me kusht, pasi kur aplikuan për këtë pozicion, ata paraqitën një certifikatë TOEFL të lëshuar nga e njëjta kompani e lëshuar në nëntor dhe dhjetor 2022 si dëshmi e njohurive të tyre të gjuhës angleze. Aktakuzës i ka paraprirë kallëzimi penal nga MPB-ja për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale Përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë, i paraqitur më 14 shkurt, në periudhën kur ky dikaster drejtohej nga Pançe Toshkovski si ministër teknik.

Tani për tani askush nuk mund të thotë nëse ekziston një rrjet mashtrues për certifikata false TOEFL, i cili i shet për një shumë të caktuar parash në Maqedoni, e ndoshta edhe më gjerë.

Mbajtësit e certifikatave të falsifikuara janë autorë të veprës penale të falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit.

Prokuroria thotë se kanë një memorandum bashkëpunimi me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dhe sipas tij, kur bëhet fjalë për kontrolle në raport me bartësit e funksioneve publike, Komisioni ka përparësi, pasi ka dosje, fletë anketimi për pronën e hetuar, deklarata të konfliktit të interesit dhe më shumë.

“Por mendimi që do të kalojë nga KSHPK-ja nuk është i detyrueshëm për Prokurorinë”, thanë nga atje.

Nga ana tjetër, Komisioni Kundër Korrupsionit dje tha se askush nuk po e pengon Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë që të hetojnë rastin e mashtrimit të mundshëm të një institucioni të certifikuar inekzistent në Plovdiv që bën provime, vlerëson, gradon dhe lëshon certifikata TOEFL.

Gazetarët bullgarë të FAKTOR.BG gjatë fundjavës zbuluan se në atë lokacion nuk ka shkollë dhe nuk është e angazhuar në lëshimin e certifikatave TOEFL. Nga dita e djeshme nuk ekziston as faqja “Julia CO LTD” në Facebook, e cila tashmë është fshirë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump bojkoton mbledhjen e G20-ës në Afrikën e Jugut: Pronarët e bardhë po vriten e masakrohen, e turpshme që samiti po mbahet atje

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten nëpërmjet se asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-ës në...

Thellohet krisja Rusi-Serbi, Moska: Vuçiç ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin!

Rusia e shfaqi hapur pakënaqësinë e saj me qëndrimin e presidentit serb Aleksandar Vucic, të gjendur në një udhëkryq mes saj dhe Perëndimit. Zëdhënësja e...

Kurti: Opozita vendos! Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë se pas propozimit të Glauk Konjufcës për mandatar për formimin e Qeverisë, i mbetet opozitës të...

Raporti i BE’së: Nga Kosova pritet ta nis Asociacionin, Serbia njohjen e simboleve, dokumenteve – s’po i zbatojnë marrëveshjet

Pak ditë më parë, Komisioni Evropian ka miratuar Pakon vjetore të Zgjerimit, duke paraqitur një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të bërë nga vendet partnere...

Arifi shpërfill Pecin: Gara në Mitrovicë është përballje mes Tahirit dhe shtetit

Opinionisti, Avni Arifi ka deklaruar se Arian Tahiri është fitues jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjithë Kosovën. Sipas tij, Tahiri nuk po garon...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu