Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Shkup për Samitin e Ballkanit Perëndimor, ka vizituar Çarshinë e Vjetër, një nga zonat më simbolike dhe me rëndësi historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Rama është pritur ngrohtësisht nga qytetarë dhe përfaqësues të komunitetit lokal, ndërsa në rrjetet sociale ka ndarë momente nga vizita, duke shkruar: “Te Çarshia e Vjetër e Shkupit”, shoqëruar me simbole kombëtare shqiptare.
Vizita vjen në një kohë kur në Shkup po zhvillohen diskutime të rëndësishme për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.