“Prioritet aleanca me SHBA, BE dhe NATO”/ Talat Xhaferi merr detyrën si kryeministër i RMV-së: Detyrë primare, organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira

Talat Xhaferi ka marrë sot detyrën e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Ka qenë kryeministri në largim, Dimitar Kovaçevski, i cili i ka dorëzuar detyrën dhe më pas dy politikanët kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Kovaçevski e ka uruar Xhaferin, duke thënë se beson që kjo qeveri do të jetë e përkushtuar në interesat dhe prioritetet e qytetarëve dhe të shtetit.

Nga ana tjetër, Xhaferi theksoi se detyra primare e qeverisë së tij është organizimi i zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale dhe ruajtja e aleancës me SHBA, BE dhe NATO. “Lëkundja mund të shfrytëzohet nga fuqi të treta”- tha Xhaferi.

“Me premtimin se sëpaku një herë në muaj do shihemi rregullisht. Sapo përfunduam takimin kokë më kokë, me Kovacevskin, u pajtuam për cështjen primare që do jetë në fokus të qeverisë. Shpreh kënaqësinë për detyrën që mora përsipër. Duke qenë se jemi në koalicion qeveritar, natyrisht edhe qeveria që do udhëheq detyrohet të zbatojë politikat në këtë program. Detyra primare është organizimi i zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale. Do të zbatojmë të gjithë parakushtet ligjore për zbatimin e vullnetit të qartë të qytetarëve, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Aleanca me SHBA, BE dhe NATO, mbetet prioritet i qeverisë së RMV, lëkundja mund të shfrytëzohet nga fuqi të treta. Ruajtja e kësaj aleance nuk ka alternativë tjetër. Integrimi si udhërrëfyes në platformën qeveritare, janë lart në axhendën e qeverisë. Pa marrë parasysh se sa do zgjasë kjo qeverisë, nuk do të mungojë funksionimi institucional në shërbim të qytetarëve. Mund të jemi të ndryshëm në këtë qeveri, por jemi aty falë legjitimitetit tuaj”, tha Xhaferi.

Qeveria teknike e drejtuar nga Talat Xhaferi, me mandat 100 ditor, u votua dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim. Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 8 maj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Danella godet me ironi Ganiun dhe Mexhitin: “Shef, jam i brengosur – Danella ka edhe 151 raste me falsifikime tona!”

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka publikuar një reagim ironik në rrjetet sociale, duke thumbuar drejtpërdrejt Visar Ganiun dhe Izet Mexhitin...

Mburrjet e Fetait për ndryshimin që edhe pas një viti nuk erdhi!

"Arben Fetai në emisionin «Debat Plus» ka theksuar se Ali Ahmeti ka shumë paterica të tij ndërsa ne nuk kemi pranuar të jemi patericë...

Qeveria rikthen në funksion “fshatin maqedonas”, projekt i realizuar nga Gruevski

Pas shtatë viteve me dyer të mbyllura, nga sot kompleksi “Fshati maqedonas” rikthehet në funksion për turistët por edhe banorët vendas. Qeveria dëshiron të...

Shtrenjtohet çmimi i naftës në RMV

Për 2.5 denarë do të rritet çmimi i naftës pas mesnate, ka njoftuar Komisioni Rregullator për Energjetik. Çmimet e benzinave mbetet të njëjta. Çmimet sipas vendimit...

Netanjahu për bombardimet e Iranit: Nuk po mundem ta martojë djalin, e fejuara e tij në ankth

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi spitalin Soroka në Be’er Sheva, në jug të Izraelit, pas sulmit me raketa të ndërmarrë nga Irani. Në një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu