Presidentja e sapozgjedhur fillon me zgjedhjen e stafit – Sa kuadro shqiptare do jenë?!

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova zgjodhi personat e parë në kabinetin e saj. Sekretar i përgjithshëm do të jetë avokati i diplomuar Gjorgji Bozhinov, ndërsa zëvendës i tij gazetari Goran Momirovski. Ata vijnë në vens të sekretarit të deritanishëm Mile Boshnjakovski dhe zëvendësve të tij Biljana Radeva dhe Toshe Zafirov, që janë shkarkuar nga pozitat e tyre.

Sipas të dhënave të siguruara nga INA si pjesë e stafit profesional të ish-presidentit Pendarovski ishin angazhuar 11 ekspertë të fushave të ndryshme në rolin e këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve. Prej tyre 3 kuadro ishin shqiptarë. Këshilltar për Siguri Nacionale ishte Blerim Kolalli, i cili ishte emëruar në ate detyrë pas 12 vjetëve angazhim si këshilltar i Misionit të NATO-s në Shkup.

Përpos tij, Luljeta Ademi ishte këshilltare e obliguar për marrëdhënie me personat me nevoja të veçanta, ndërsa si këshilltare e jashtme ishte Besa Arifi. Po ashtu nga ish-presidenti ishte emëruar edhe shefi i Agjencisë për Kundërzbulim, Erolld Musliu.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Si një i afërm i Hitlerit”: Erdogan shpërthen ndaj Netanyahu-t

Rexhep Tajip Erdogan e quan sulmin e Izraelit në Katar javën e kaluar 'një sfidë të hapur ndaj rendit dhe ligjit ndërkombëtar' Presidenti turk Rexhep...

Rubin: Clinton u impresionua nga sjellja e Thaçit gjatë luftës

James Rubin ka deklaruar se ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, i kishte bërë shumë përshtypje sjellja e Hashim Thaçit. Rubin...

Si avulluan premtimet e vredistëve?

Po bëhet afro një vit e gjysmë qëkur vredistët e Severnës proklamuan me bujë duke ngritur rrëmet njerëzish anembanë "državës" për ndryshimin e jashtëzakonshëm...

Trump kritikon Europën për sanksionet ndaj Rusisë: Nuk janë mjaftueshëm të ashpra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga vendet evropiane ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si të...

Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse

Imrane Veliu Aliu është një ndër kandidatet për këshilltare në komunën e Çairit, nga radhët e AKI-së. Ja biografia e plotë e saj: Unë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu