Presidentja e re në takim me Geer: E ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot ka pritur në takim shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin David Geer. Presidentja Siljanovska-Davkova në takim falënderoi për urimet e dërguara nga liderët e Bashkimit Evropian me rastin e marrjes së detyrës dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup në lidhje me procesin e anëtarësimit të vendit, duke theksuar rëndësinë e delegacionit si një lloj koordinatori i aktiviteteve të BE-së në vend.

Presidentja Siljanovska-Davkova theksoi nevojën për përparim në procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si qëllim strategjik i shtetit dhe përcaktim i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë.

“E ardhmja jonë është padyshim në Bashkimin Evropian dhe vendi ynë është në të njëjtën tryezë me vendet evropiane me të cilat na bashkojnë traditat dhe vlerat historike, kulturore dhe morale”.

“Presidentja shprehu gatishmërinë e saj për të kontribuar në ndërtimin e unitetit për çështjet me interes kombëtar dhe shtetëror dhe për të kontribuar në sigurimin e konsensusit politik dhe shoqëror në lidhje me axhendën e reformave dhe miratimin e ligjeve për të cilat parashikohet flamur evropian, për të shmangur abuzimin, i cili është vërejtur nga vetë BE-ja në periudhën e kaluar”.

“Presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se përkundër gatishmërisë së lartë të administratës së Maqedonisë dhe përvojës së akumuluar, progresi në përmbushjen e kritereve pëson për shkak të rrethanave dhe lëvizjeve politike për të cilat janë përgjegjëse edhe shtete të caktuara anëtare të BE-së”, thuhet në njoftimin nga kabineti i presidentes.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kovaçev kërkon publikimin e emrave të personave me shtetësi bullgare: Në Maqedoni ka mbi 180.000 qytetarë me pasaporta bullgare

Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Andrej Kovaçev, kërkoi miratimin urgjent të ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë bullgare gjatë një takimi me gazetarë...

Sulimani pyet Sejdiun – A djersiteni kur shihni se si Ministrja i ndërhyn Kasamit për të folur edhe maqedonisht?!

Në emisionin e TV21, Sulimani ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së ministres së Arsimit, e cila gjatë një konference për media e ndërpreu disa...

Kurti: Ose “Kurti 2.5” deri në dhjetor, ose “Konjufca 1” deri në prill

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në konferencë se deputetët kosovarë kanë dy opsione: ose të votojnë për të mandatuarin...

Prokurori Shpëtim Peci urdhëron rinumërim në Mitrovicë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së refuzojnë pa u hetuar manipulimet

rokurori Shpëtim Peci ka urdhëruar rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë, pas dyshimeve për parregullsi në procesin zgjedhor. Megjithatë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së...

Shaholli: Vredistët i kthejnë borxhin Albinit!

Vredistët i kthejnë borxhin Albinit! Sot vredistët i kanë kthyer borxhin Albin Kurtit, për gjoja "fitoren" e djeshme, ku LVV mori 7 komuna nga 27...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu