Presidenti Trump fal 1500 persona të akuzuar për përfshirje në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit

Presidenti Donald Trump, në ditën e parë të tij në detyrë përmes një urdhëri ekzekutiv fali 1,500 persona të dënuar për akuzat që lidhen me sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, duke përmbushur një premtim të përmendur shpesh gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024.

Gjatë një ceremonie të nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump tha se ka ulur dënimet për 14 persona të dënuar për veprime të dhunshme gjatë sulmit ndaj Kapitolit.

Koha YouTube Channel
Udhëheqësit e organizatave të ekstremit të djathtë “Proud Boys” dhe “Oath Keepers” janë ndër ata që po vuajnë dënime me burg për rolin e tyre në veprimet e dhunshme në Kapitol. Më shumë se 600 persona janë akuzuar për sulm ose pengim të policisë gjatë protestës së dhunshme, sipas të dhënave të Departamentit të Drejtësisë.

Presidenti Trump u zotua gjatë fushatës së tij të vitit 2024 të falte shumë prej të akuzuarve, duke argumentuar se ata ishin trajtuar në mënyrë të padrejtë nga sistemi ligjor.

Ai më pas nënshkruajti urdhra ekzekutivë mbi çështje të ndryshme, përfshirë emigracionin, kufirin SHBA-Meksikë, qeverinë federale dhe çështje të tjera.

Më herët pas një fjalimi para mbështetësve të tij në sallën e sportit “Capital One Arena” në Uashington, Presidenti Trump anuloi 78 urdhra ekzekutivë të adminstratës së mëparshme.

Në mesin e 9 urdhrave ekzekutivë të Presidenti Trump është tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, e cila është kritikuar gjerësisht nga republikanët. Presidenti Trump dhe ligjvënësit republikanë i kanë kritikuar politikat e administratës së Presidentit Biden për ndryshimet klimatike si veprime që dëmtojnë bizneset dhe ekonominë amerikane.

President-elect Donald Trump takes the oath of office during the 60th Presidential Inauguration in the Rotunda of the U.S. Capitol in Washington, Jan. 20, 2025.

Presidenti Trump gjithashtu nënshkroi një urdhër për pezullimin e përkoshëm të punësimeve të reja në qeverinë federale në përjashtim të ushtrisë dhe një dekret tjetër për të pezulluar përkohësisht miratimin e rregullave të reja federale nga agjencitë qeveritare. Republikanët dhe Presidenti Trump kanë kritikuar rregullat e tepërta të qeverisë federale, duke thënë se ato po ngulfasin bizneset dhe po pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit./VOA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kina ndalon dorezat e fshehura të dyerve në makinat elektrike për arsye sigurie

Autoritetet kineze kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e dorezave të fshehura të dyerve në makinat elektrike, duke i konsideruar ato të rrezikshme në raste...

Donald Trump kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Harvard University

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar zyrtarisht 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit, duke e akuzuar për dështim në trajtimin e antisemitizmit...

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu