Presidenti iranian: Ne nuk do të fillojmë luftë, por do të japim përgjigje ndaj çdo tiranie

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi tha se vendi i tij nuk ka ndërmend të fillojë luftë, por se ata do të japin përgjigje në mënyrë të fuqishme ndaj çdo “tiranie”, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Raisi iu drejtua popullit gjatë një vizite në rajonin Hormozgan në bregun e Gjirit Persik.

Duke folur për tensionet në rritje ditët e fundit me SHBA-në, Raisi deklaroi: “Ne nuk do të fillojmë luftë, por nëse një vend apo fuqi mizore dëshiron të bëjë ndonjë tirani, Irani do t’u japë atyre përgjigje të fuqishme”.

Në sulmin e kryer me mjet ajror pa pilot (dron) kamikaz më 28 janar ndaj bazës amerikane në kufirin Jordani-Siri, humbën jetën tre ushtarë të SHBA-së dhe u plagosën mbi 40 të tjerë.

Zyrtarët amerikanë, kryesisht presidenti Joe Biden, bënë përgjegjës për sulmin grupet e mbështetura nga Irani dhe theksuan se ndaj sulmit do të jepet përgjigje në kohën dhe vendin që do të zgjedhë SHBA-ja.

Irani duke kundërshtuar pretendimet se ka lidhje me sulmin në fjalë tha se “Forcat e rezistencës në rajon nuk marrin udhëzime nga Irani për vendimet dhe veprimet e tyre”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu