Presidenti bullgar paralajmëron VMRO-në: Së shpejti do mësojmë nëse RMV do shkojë drejt BE apo në drejtim tjetër

Presidenti bullgar, Rumen Radev sot deklaroi se së shpejti do të bëhet e qartë nëse presdienti i ri dhe partia që fitoi me dallim të dukshëm në zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të punojnë për perspektivën evropiane të vendit apo do të shkojnë në drejtim tjetër.

Radev deklartat i bëri pasi, së bashku me nënpresidenten bullgare, Ilijana Jotova vendosën lule para përmendores së ushtarit të panjohur me rastin e 9 majit.

“Shumë shpejt do të bëhet e ditur nëse ai vend dëshiron të shkojë drejt Evropës. Qëndrimi im lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut çdoherë ka qenë i hapur dhe konzistent, siç ishte me presidentët Gjorge Ivanov dhe Stevo Pendarovski, ashtu do të jetë edhe me Gordana Siljanovska Davkovën”, deklaroi Radev.

Presidenti bullgar tha se çdoherë e ka mbështetur integrimin evropian të RMV-së, “por me respektim të parimeve të fqinjësisë së mirë dhe posaçërisht kriteret të Kopenhagës për anëtarësim”. Sipas tij, kjo do të thotë “ndryshim i Kushtetutës dhe respektim të të drejtave të bullgarëve maqedonas”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Krasniqi u zotua se do të angazhohet për ta rikthyer PDK-në si partinë e parë në vend Memli Krasniqi, është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike...

SHQIPËRI“Shqipëria po mbron një shtet që vret fëmijë” – Andi Bushati shpërthen ndaj qeverisë: “Qëndrim ekstremist pro-Izrael, po bëheni më katolikë se Papa!”

Një përballje e ashpër është zhvilluar mes analistit Andi Bushati dhe ministrit të Jashtëm Igli Hasani gjatë emisionit “Top Story” në lidhje me qëndrimin...

Aksident dramatik shndërrohet në shpërthim fishekzjarrësh në rrugë

Një ngjarje dramatike dhe njëkohësisht surrealiste ka ndodhur pasditen e sotme në një nga rrugët kryesore të Kinëz, ku një kamion i ngarkuar me...

Gjykata e Apelit i pranoi ankesat e Prokurorisë, përcaktohet paraburgim efektiv prej 30 ditësh dy ish drejtorët e Onkologjisë

Gjykata e Apelit Shkup i pranoi ankesat e Prokurorisë Themelore Publike Shkup për masat arrest shtëpiak dhe u përcaktoi masën paraburgim efektiv në kohëzgjatje...

Një tërmet i fuqishëm godet Iranin

Sipas raportimit nga agjencitë e ndryshme sizmike, tërmeti ka goditur pranë Teheranit, në pjesën veri-qendrore të Republikës Islamike Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu