Presidenca: Vjosa Osmanit dëshiruan t’ia marrin telefonin në aeroport të Shkupit, deshën ta shtyjnë edhe fizikisht

Bekim Kupina, Këshilltar për Media i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në aeroportin e Shkupit, presidentes sigurimi ka tentuar që t’ia marrë telefonin personal, por ai ka treguar se Osmani ka refuzuar, teksa ka hasur në rezistencë nga pala maqedonase.

“Në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë”, thuhet në reagim.

Ai ka theksuar se përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, “sigurimi ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”.

“Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike. Në kundërshtim me këto rregulla, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes”.

“Sjellja arrogante dhe e dhunshme e zyrtarit të Aeroportit të Shkupit është e paprecedente dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë udhëtim të presidentes kudo në botë, përfshirë në shtete jonjohëse”.

Kupina ka shtuar se është vërejtur qartë se në rastin në fjalë kishte tendencë për ta provokuar delegacionin e Kosovës dhe për të shkaktuar incident, derisa Osmani e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, të cilin e falënderon për ndihmën e ofruar.

“Vlen të përmendet se pas hyrjes së Presidentes në aeroplan, Aeroporti i Shkupit nuk e ka lejuar aeroplanin komercial të niset edhe për më shume se një orë, me pretekstin se shteti slloven nuk po e lejon nisjen, për shkak se nuk do të ishte gati për aterrim”, thuhet në reagim.

Më pas, ai ka potencuar se kabineti i presidentes e ka kontaktuar palën sllovene të cilët e kanë informuar se një gjë e tillë absolutisht nuk është e vërtetë dhe se aeroplani do të mund të ateronte në kohën e planifikuar.

“Presidenca e konsideron çdo sulm dhe trajtim të parregullt e në kundërshtim me konventat ndërkombëtare të zyrtarëve të lartë shtetëror si sulm ndaj vete shtetit të Kosovës. Republika e Kosovës, asnjëherë në historinë e saj, nuk ka trajtuar në mënyrë të tillë Presidentin/Presidenten, Kryeministrin apo Ministrat e Maqedonisë së Veriut e as të ndonjë vendi tjetër e as nuk do të lejojë ndonjëherë një gjë të tillë”.

Ndërkaq zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka thënë për Albanian Post se janë duke u marrë me rastin në fjalë.

“Jemi duke u marrë me rastin në fjalë. Do ketë kumtesë për media. Ka qenë më shumë keqkuptim, gjithçka është në rregull”, tha Mexhiti për AP, duke mos dhënë detaje tjera. Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit. /Albanianpost.com

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ministri izraelit: Donim ta vrisnin Khamenein, por nuk arritëm të zbulojmë vendndodhjen e tij

KUDS (AA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se ata donin të vrisnin udhëheqësin iranian Ali Khamenei në sulmet 12-ditore ndaj Iranit,...

Skandal – Prind nga Shkupi denoncon: Dëftesa e nxënësit shqiptar, vetëm në maqedonisht në faqen e parë (FOTO)

Shkup, 26 qershor 2025 – M.I, një prind nga Shkupi, ka reaguar publikisht ndaj një vendimi të ri në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” në...

SHBA miratoi 30 mln dollar për grupin e ndihmës për Gazën

Shtetet e Bashkuara njoftojnë se kanë miratuar 30 milionë dollarë financim të drejtpërdrejtë për grupin kontrovers të mbështetur nga Izraeli që ofron ndihma në...

SKANDAL në familjen mbretërore! Princi nën akuzë për 23 vepra penale, mes tyre dhe përdhunim

Një skandal ka përfshirë familjen mbretërore norvegjeze, me në qendër princin Marius Borg Hojby. 28-vjeçari akuzohet për plot 23 vepra penale, mes tyre edhe 3...

Orban: Organizmi ose pjesëmarrja në Paradën e Krenarisë do ketë pasoja ligjore

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka paralajmëruar se do të ketë pasoja ligjore organizimi ose pjesëmarrja në Paradën e Krenarisë në Budapest, e cila është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu