BDI: Premtuan Akademi të Shkencave Shqiptare, e sollën Dodikun dhe donacionet serbe

BDI: Premtuan Akademi të Shkencave Shqiptare, e sollën Dodikun dhe donacionet serbe
DI ka vazhduar me akuza në drejtim të VLEN-it, duke theksuar se “çdo premtim i tyre është një mashtrim i madh”.

“Çdo fjalë e thënë nga VLEN, doli që është një gënjeshtër e madhe. Për vetëm një vit, injoranca, paaftësia, serviliteti, korrupsioni, vazaliteti, përulja, mashtrimet dhe gënjeshtrat e VLEN, dolën në sipërfaqe. Premtuan që do të themelojnë Akademi të Shkencave dhe Arteve Shqiptare në Maqedoni, por e sollën “Akademik” Dodikun dhe donacionin serb në Tetovë prej 800.000€ nga kompani serbe cila ka fitim vjetor vetëm 50.000€. Dodiku u prit në shtëpinë e Marrëveshjes së Ohrit nga kujdestari i VLEN për këtë Marrëveshje, Ivan Stoilkoviq. VLEN i mori në qafë shqiptarët dhe qytetarët e tjerë, e largoi vendin nga Europa, e afroi me Serbinë, Rusinë dhe Kinën.

Edhe një herë përkujtojmë që mos të harrohet asnjëherë:
Premtuan 2.500 punësime, qytetarët përfunduan me zero;
Premtuan 10.000€ për çdo qytetar, qytetarët përfunduan me zero;
Premtuan Akademi të Shkencave shqiptare, e sollën Dodikun dhe donacionet serbe;
Premtuan bankë shqiptare, e sollën bankën serbe;
Premtuan ndryshime kushtetuese dhe integrim europian, e sollën botën serbe;
Premtuan programe kombëtare, e sollën MTEL-in serb; Marrëveshjen e Ohrit ia dhanë putinistit Ivan Stoilkoviq”, thonë nga BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu