​Prekaz, nis marshi me motoçikleta drejt Hagës

Bluzat me mbishkrimin “Liria ka Emër” i veshën, e gati edhe motoçikletat i kishin bërë për të nisur marshin drejtë Hagës, por motoristët nga Kosova këtë rrugëtim drejt qytetit holandez vendosën ta nisin nga Prekazi historik duke bërë homazhe tek varret e familjes Jashari,shkruan KosovaPress.

Rreth 150 motoristë shqiptarë nga vende të ndryshme të Kosovës dhe Evropës në kuadër të platformës “Liria ka Emër” po nisin marshin drejtë Hagës me motoçikleta me thirrjen e vetme drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë.

Përfaqësuesi i kësaj platforme, Ismail Tasholli tha se përmes parakalimit me motoristë në Hagë kërkohet drejtësi.

Tasholli tregoi se nga Haga rruga do të vazhdojë drejt Brukselit me kërkesën e vetme që drejtësia të jetë transparente.

Tasholli: Është një marsh simbolik

“Është një marsh simbolik qysh është një thirrje për drejtësi qëllimi është që arrijmë deri në Hagë atje ta bëjmë një parakalim të motoristëve pastaj të vazhdojmë në Bruksel ku kemi përgatitur një kërkesë që drejtësia të jetë transparente”, tha ai.

Bashkëluftëtari, Nasim Haradinaj tha se ky marsh simbolik është thirrje për drejtësi dhe kërkesë qe procesi gjyqësor në Hagë të përfundojë sa ma shpejt dhe të jetë i drejtë.

Haradinaj: Marshi drejt Hagës, thirrje për drejtësi

“Do të bëjmë vetëm një thirrje për drejtësi dhe ajo tjetra që është që sa më shpejt proceset të kryhen drejt. Ne nuk duam të ndikojmë në drejtësi por duam të themi se kjo drejtësi nuk po monitorohet. Prandaj, kjo le të jetë thirrje edhe për ndërkombëtarët, por edhe për qeveritarë dhe gjithë ata njerëz që mendojnë që drejtësia është vlera kryesore. Dhe nëse drejtësia është vlera kryesore liderët tanë të gjithë shokët që janë në Hagë do të na kthehen të pafajshëm dhe ajo është fitore për ne dhe fitore më e madhe për Kosovën”, tha ai.

Haradinaj tregoi edhe gjithë rrugëtimin që do ta bëjnë drejt Hagës bashkë me motoristët.

Haradinaj: Ky është rrugëtimi që do të bëjmë gjatë thirrjes për drejtësi

“Prej këtu shkojmë në Poklek pastaj Gllogjan-Deçan, nga Gllogjani do të shkojmë në Koshare nga Kosharja në Mejë tek masakra e madhe që është bërë atje, të jetë edhe simbol për evropianët se nganjëherë si duket i kanë harruar masakrat nga aty në Landovic meqenëse aty do të kthehet rruga për Morinë për në Durrës ku do jetë trageti dhe Ankon dhe pastaj në Cyrih ku do të mbledhin motoristë shqiptarë nga Italia, Gjermania, Austria… dhe nga Duseldorf do të shkojmë në Hagë dhe në Bruksel”, tha ai.

Për tu dal në mbështetje ish-krerë e të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi më 17 tetor në Tiranë do të mbahet protestë gjithëkombëtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çështja e Aeroportit të Vlorës: Raportohet se Behgjet Pacolli është në mesin e personave nën hetim nga Prokuroria

Prokuroria e Tiranës ka ngritur një grup të posaçëm prokurorësh për hetimin e koncesionit të aeroportit të Vlorës. Sipas Gazetës Tema, procedimi penal (nr....

Arian Tahiri 50.82%, Faton Peci 44.95%, nga 35 vendvotime të numëruara në QKN-në

Në Qendrat Komunale te Numerimit (QKN) po vazhdon procesi i numërimit të votave për kryetar të Komunës së Mitrovicës. Sipas rezultateve të deritanishme,...

Lladrovci ‘tronditi’ PDK-në me fitoren në Drenas – lëvizja e gabuar politike, që i ‘kushtoi’ shumë Memli Krasniqit!

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit sollën rezultate interesant dhe garë të “nxehtë” në shumë komuna. Madje, shumica prej tyre kanë shkuar në balotazh dhe partitë...

Ali Ahmeti fton në protestë në Tiranë: Të mbrojmë çlirimtarët dhe historinë tonë

Tiranë, 15 Tetor 2025- Me një thirrje të fuqishme për bashkim dhe drejtësi, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë...

Osmani përkrah protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të protestës gjithëkombëtare, që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu