A po bashkohet Aleanca për Shqiptarët? A është i mundur një grupim i ri parlamentar prej 9 deputetësh?

Aleanca për Shqiptarët është në rrugë drejt bashkimit – ndarjet mes dy fraksioneve në parti, të udhëhequra nga Arben Taravari dhe Ziadin Sela, duket se i përkasin të kaluarës. Nëse kjo realizohet, Aleanca për Shqiptarët do të ketë 9 deputetë në Kuvend dhe do të bëhet partia e dytë më e madhe politike mes shqiptarëve në Maqedoni. Aktualisht, BDI ka 10 deputetë.

Këto janë informacione jozyrtare që vijnë nga biseda të zhvilluara mes përfaqësuesve të lartë të të dy palëve, të cilët kanë shprehur gatishmëri për një Aleancë të bashkuar për Shqiptarët.

Sipas burimeve të MKD.mk, mes të dyja palëve po zhvillohen biseda joformale, me një intensifikim të komunikimit në periudhën e fundit, që shihet si sinjal për një afrim të mundshëm dhe koordinim të përbashkët.
Fraksioni i Ziadin Selës deri tani ka qenë afër BDI-së, ndërsa ai i Arben Taravarit është pjesë e koalicionit VLEN, i cili bën pjesë në shumicën qeverisëse.

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Aleanca për Shqiptarët u nda në dy tabore: njëra e udhëhequr nga Arben Taravari, që iu bashkua koalicionit opozitar VLEN, dhe tjetra e drejtuar nga Ziadin Sela, e cila u bë pjesë e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI.

Taravari siguroi 5 deputetë, ndërsa Sela 4. Megjithatë, të nëntë deputetët vijojnë të regjistrohen si përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët, si në faqen zyrtare të Kuvendit, ashtu edhe në regjistrat e tjerë zyrtarë.
Paralelisht me këtë, para zgjedhjeve lokale, vazhdojnë tensionet dhe mosmarrëveshjet brenda koalicionit VLEN. Taravari ka paralajmëruar disa herë mundësinë e largimit nga koalicioni dhe pjesëmarrjen e pavarur në zgjedhjet lokale. Kjo e hap më tej mundësinë për një bashkim të mundshëm të Aleancës për Shqiptarët.

Nëse ky bashkim realizohet, ai mund të ndryshojë ndjeshëm raportet dhe ekuilibrat politikë brenda bllokut politik shqiptar në Maqedoni./Almakos

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu