Politikani serb përmend skenare të ‘habitshme’ për incidente në Prishtinë dhe Beograd

Politikani serb, Boban Bogdanoviq mendon se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për t’u nxjerr nga situata në Serbi, sikurse edhe për të rritur përqindjen elektorale Albin Kurti në Kosovë, janë bërë bashkë për të krijuar një incident.

Këtë gjë Bogdanoviq e postoi në rrjetin e tij social në ‘Facebook’.

“Para tri ditësh një informatë ka ardhur tek unë nga një agjenci. Liderët e opozitës më kanë kontaktuar lidhur me incidentet e mundshme të reja. Ndërsa mediat e Kosovës e ndjekin dhe reaguan, e që mund të kishte pasoja negative për komunitetin serb në Kosovë”.

“Vuçiqit po i luhatet seriozisht pozita, nga ana tjetër Kurti do të bëjë çdo gjë që të vijë përsëri në situatë që të krijojë qeveri”, tha ai.

Forcat ushtarake të KFOR-it, sipas tij do të rriten për të parandaluar çdo lloj incidenti të mundshëm.

“Absolutisht. Do të rriten mu për fakt të arsyes për të parandaluar çdo lloj incidentin, gjegjësisht akti terrorist që është planifikuar në Prishtinë dhe në Beograd. Kjo është shumë e qartë që bashkësia ndërkombëtare do që të frenojë politikat nacionaliste që vijnë nga ana e Vuçiqit dhe Kurtit”, tha politikani serb.

Ai po ashtu pretendon se një ‘sulm’ i tillë mund të ndodh më 27 janar.VIDEO

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kush do jetë lider i VLEN-it, Kasami apo Mexhiti?

Pas fitores në zgjedhjet lokale, koalicioni VLEN ndodhet përballë një vendimi thelbësor, kush do të jetë lideri? Në opinion kanë nisur të qarkullojnë emrat...

Christopher Hill dëshmon sot në Hagë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, do të dëshmojë të hënën në Gjykatën Speciale të Hagës. Siç ka mësuar...

Myftiu i Korçës kundër ligjit për barazinë gjinore: Imponim nga BE-ja, jo nevojë e shoqërisë

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka shprehur shqetësimin e komuniteteve fetare lidhur me projektligjin e fundit ku u votuan termat “barazi gjinore” dhe “diskriminim”. Sipas...

Anketë shqetësuese: 46.5% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut nuk besojnë më në anëtarësimin në BE!

Shumica e të rinjve në Maqedoni e shohin pozitivisht Bashkimin Evropian, por gati gjysma nuk besojnë se vendi ndonjëherë do të bëhet anëtar të...

“Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti ”/ Sokol Haliti: Nuk e jep verdiktin VLEN-i nga Maqedonia në Viti (VIDEO)

Me thirrjet nga sheshi i Vitisë, “Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti” kandidati i LDK-së Sokol Haliti që ka fituar në Viti për zgjedhjet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu