Policia jep detaje për shkatërrimin e laboratorit që kultivonte drogë në Prishtinë

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik po vazhdon punën e saj me intensitet të madh në parandalimin dhe luftimin abuzimit me substanca narkotik.

Pas një pune hetimore rreth dhjetë mujore dhe aplikimit të masave të veçanta të hetimit nga hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës me datë 21.09.2024, rreth orës 21:50, në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë, në podrumin e një banese-vendbanimi është gjetur substancë e dyshuar narkotike në gjendje të lëngshme në enë plastike, e cila ishte në proces të terjes- ngurtësimit dhe substanca ende të pa detajuara si dhe mjete të punës të cilat janë përdorur për përpunimin e substancave narkotike si “Laborator”.

Dyshohet që ky “Laborator” për përpunimin e substancave narkotike të llojit Heroinë dhe Kokainë është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë të kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit.

Policia e Kosovës me njësitet e saj të antidrogës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e përdorimit, kultivimit apo shitjes së substancave narkotike, përderisa masa të ashpra ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra të tilla kriminale që në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë.

Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që në të mirën e përgjithshme për çfarëdo informate të rëndësishme që posedojnë në funksion të luftimit të dukurive negative të ndihmojnë Policinë e Kosovës dhe ofrojnë bashkëpunim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu