Policia financiare e RMV-së me padi ndaj një personi, shmangu tatime prej mbi 12 milionë denarësh

Drejtoria e Policisë Financiare ka bërë kallëzim penal ndaj A.A. në Prokurorinë Themelore Publike Shkup për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës Shmangie e tatimit nga neni 279 paragrafi 2 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“I pandehuri A.A., në cilësinë e menaxherit dhe pronarit të “Shoqërisë për prodhim, tregti dhe shërbime ARMAN KOMPANI DOOEL Shkup”, në periudhën prej datës 01.01.2020 deri më 25.12.2024, me vetëdije dhe me qëllim të paracaktuar me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vete dhe personin juridik, mallin e blerë tregtar (prodhime arrore), i evidentuar në magazinë në vlerë prej 53.257.786 denarë, i ka përvetësuar pa bazë dhe nuk i ka regjistruar në regjistrat kontabël, me çka i padituri nuk ka llogaritur, raportuar dhe paguar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar me normë tatimore prej 5% në vlerë prej 2.662.889 denarë dhe tatim mbi fitimin me normë tatimore prej 10% në vlerë prej 5.325.778 denarë, ndërsa për detyrimet e vjetruara ndaj furnitorëve më të vjetër se tre vjet në vlerë prej 40.903.524 denarë (afatshkurtër), të cilat dalin nga viti 2020 dhe nuk janë paraqitur si të hyra në Pasqyrën e të Ardhurave dhe Bilancin Tatimor të personit juridik për vitin 2023, i denoncuari nuk ka llogaritur, raportuar dhe paguar Tatimin në të Ardhurat me shkallë tatimore prej 10% në shumë prej 4.090.352 denarë”, bëjnë të ditur nga Policia Financiare.

Me qëllim të fshehjes së veprimeve të inkriminuara, i pandehuri nuk ka përgatitur dhe dorëzuar Llogaritë Përfundimtare për vitin 2021, 2022 dhe 2023 në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka nuk ka deklaruar dhe paguar taksa për arsye të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej 12.079.019 denarë, me të cilën e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu