Polici që ndaloi djalin e Samir Manes u hodh nga ndërtesa, gazetarja zbulon detaje: Mesazhi që i dërgoi të birit para aktit të rëndë

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku një polic i qarkullimit rrugor u hodh nga lartësia.

Lala konfirmoi se polici Azbi Spahiu ka qenë në grupin e personave që kanë ndaluar djalin e biznesmenit Samir Mane, pasi ky i fundit ka përplasur disa mjete dhe ka kundërshtuar kryerjen e testit të alkoolit. Më pas polici është thirrur nga AMP dhe sipas gazetares i është kërkuar llogari për veprimet që ka kryer.

Gazetarja tha se ngjarja kërkon një hetim urgjent se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që deklaroi se Azbi Spahiu, para se të hidhej nga lartësia ka dërguar mesazhe të birit, ku i thotë se duan t’i shkatërrojnë karrierën.
“Azbi Spahiu është 57 vjeç dhe është në Reanimacionin e Traumës, gjendja tashmë është e stabilizuar.

Azbi Spahiu ka trajtuar rastin e djalit të Samir Manes, i cili ka goditur disa mjete të parkuara në rrugë. Është konstatuar nga punonjësit e policisë. Nuk ka pranuar të bëjë testin e alkoolit dhe normalisht si rregull, kur një individ refuzon ka mekanizma se si mund të bëhet testi i alkoolit.

Është vendosur të arrestohet dhe është shoqëruar në bllokun e sigurisë. Nuk ka qëndruar gjatë sepse ka pretenduar se nuk është mirë dhe është transferuar në spital. Të nesërmen është liruar nga prokurori që e ka konsideruar arrestimin të paligjshëm. Nuk është dokumentuar historia. Azbi Spahiu është thirrur nga zyrtarë të AMP dhe i është kërkuar llogari pse është bërë. Gjendur në kushte presioni ai i ka shkruar të birit, duke thënë se po i shkatërronin karrierën me lojëra, dhe pastaj është hedhur nga lartësia.

Është një çështje që duhet hetuar. Nëse Martin Mane është arrestuar dhe ka qenë nën efektin e alkoolit duhej bërë testi i alkoolit dhe të mbahej përgjegjësi. Nëse Martin Mane është arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe vetëm se është djali i biznesmenit, atëherë mund të ngremë dyshime se ndoshta struktura bën shantazh. Në të dyja drejtimet po ta kapim, duhet një hetim. Sot jam në krahun e Azbiut sepse ai është hallka më e dobët, ku është tentuar të shkarkohet e gjithë përgjegjësia.

Nëse është arrestuar dhe është favorizuar ka nevojë për hetim. Nëse është arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe është tentuar sulm ndaj Samir Manes, duhet sërish hetim. Heshtja e insitucioneve më bën të dyshoj se nuk është një situatë bardhë e zi.

AMP nuk ka asnjë hetim penal në lidhje me këtë situatë. Nëse punonjësit e policisë e kanë shkelur, pse nuk ka procedurë hetimore?

Mjegullnaja që është hedhur ngre dyshime. Duke e parë Azbiun si hallkën më të dobët, por duke i njohur edhe integritetin, në të gjithë kërkimet që kam bërë dhe bisedat që kam patur me kolegët e tij, e shohin dhe e pikturojnë si njeri me ndërgjegje të lartë profesionale, me etikë profesionale, prandaj jam krah Azbiut por kundër llumit që ka mbërthyer Policinë e Shtetit.

Kam pyetur dhe kam bisedat me zyrtarë të policisë dhe asnjë nuk jepte shpjegime as për arsyet e shoqërimit të Martin Manes dhe as për lirimin e tij. Policia nuk ka patur kurajon të bëjë një njoftim sqarues por thjesht kanë thënë punonjësi i policisë është hedhur”, tha Lala.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Eurodeputetja greke shpërthen me deklarata provokuese: “Jam maqedonase e vërtetë, jo si banorët e Shkupit”

Eurodeputetja greke Afroditi Latinopuli, ka shkaktuar revoltë në Maqedoninë e Veriut, pasi deklaroi se ajo është një “maqedonase e vërtetë krenare”, dhe jo “e...

Bombardimet e impianteve bërthamore/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Izraeli beson se Irani mund të rikthejë uraniumin e pasuruar të “groposur” në njërin prej objekteve të goditura nga forcat amerikane në qershor. Shqetësimi...

Erdogan: Turqia hedh poshtë vërejtjet që mohojnë gjenocidin e Srebrenicës në kundërshtim me vendimet e gjykatës ndërkombëtare

Turqia hedh poshtë të gjitha deklaratat dhe vërejtjet që synojnë të mohojnë gjenocidin e Srebrenicës ose "të lartësojnë kriminelët e luftës" në kundërshtim me...

Gjermania në bisedime me SHBA-në për të blerë sisteme “Patriot” për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi sot bisedime për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore “Patriot” nga SHBA-ja për të mbështetur Ukrainën në luftën e...

Taravari: Bashkëpunimi me BDI-në, vendim strategjik

Kryetari Taravari konfirmoi se Aleanca për Shqiptarët është në bisedime me BDI-në për ndarjen e disa komunave në zgjedhjet lokale të tetorit, si Gostivar,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu