Po më le, do ti vë flakën ‘Audit’!’ Ish i dashuri nga Zvicra urdhëroi djegien e makinës së ish-partneres në Tiranë!

Dy persona nga Maqedonia e Veriut, 37 dhe 27 vjeç u shpallën në kërkim nga policia e Tiranës pasi dyshohet se janë autor të djegies në një ‘Audi’ në zonën e Unazës së Re në Astir.

Personat me banim në Maqedoninë e Veriut i vunë flakën makinës së një vajze. Report Tv mëson se e reja Xh. T. nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Zvicra pas një ndarje në një lidhje dashurie që kishte pasur atje me një shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Kthimi në Tiranë ishte pas fjalëve të ish të dashurit që do i digjte makinën nëse do e linte, por Xh. T nuk e imagjinonte asnjëherë se mund të arrinte deri në këtë pikë.

Makina e vajzës u dogj gjatë natës së 4 janarit në rrugën “Astrit Losha” në Astir dhe dyshimet e para u lidhën për një djegie aksidentale, por pasi hetimet avancuan nga agjentët e Komisariatit nr. 6, situata ishte krejt ndryshe. Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin 2 persona të cilët afroheshin pranë makinës tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, i vënë flakën dhe largohen. Pasi Xh. T. u mor në pyetje ajo u rrëfeu hetuesve se ish i dashuri nga Maqedonia e Veriut e kishte kërcënuar se do i digjte makinën pasi e kishte lënë, por nuk e kishte marrë seriozisht.

Tashmë hetuesit kishin në dorë një indicie të mirë për të zbardhur ngjarjen. Fillimisht u identifikua një tjetër “Audi”, po me ngjyrë të bardhë përmes kamerave të sigurisë, por rezultoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen. Në vijim, gjatë këqyrjeve të pamjeve në një distancë relativisht të madhe u konstatua një “Audi” i dytë, po me ngjyrë të bardhë, i cili si në ardhje ashtu edhe në ikje, qëndrimin e kishte në një vend, në Astir, aty ku u dogj makina natën e 4 janarit.

Makina ishte me targa të Shkupit dhe brenda saj ishin 2 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Femi Trijumfi dhe Mevljudin Sediu, të cilët dyshohet se janë porositur nga i dashuri i Xh. T. që vijon të jetë në Zvicër, për të djegur makinën të Astir. Të rinjtë, përkatësisht, 37 dhe 27 vjeç udhëtuan drejt Tiranës vetëm për të djegur makinën e Xh. T. dhe u kthyen në vendin fqinj pas disa orësh përmes pikës kufitare të Qafë Thanës. Të dy janë identifikuar me prova nga policia, ndërsa u shpallën në kërkim. Në vijim pritet të ketë bashkëpunim me autoritetet maqedonase për lokalizimin dhe arrestimin e tyre, ndërkohë po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/Shqiptarja.com/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

Djali i dëshmorit Beqir Gashi reagon ndaj personit me emrin Nefail Maliqi që ia ofendoi babain

Djali i dëshmorit Beqir Gashi, ka reaguar ndaj një personi me emrin Nefail Maliqi i cili ia ofendoi babain si dhe heroin tjetër, Mujë...

Ish-gazetari Maliqi ofendon rëndë heronjtë Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi

Ish-gazetari i Bota Sot që tani jeton në Zvicër dhe mirëmban një ‘link’ ku publikon artikuj, Nefail Maliqi, ka ofenduar rëndë dy heronjtë e...

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Majore Luljeta Mehmeti - Quigley ka përfunduar me sukses Sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia, SHBA. Ceremonia e diplomimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu