Lista Serbe shpall të suksesshëm peticionin kundër ndërtimit të urave në lumin Ibër

Sipas Listës Serbe peticioni në ditët në vijim do t’u dorëzohet zyrtarisht përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it, misionit të KFOR-it, misionit të EULEX-it, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe UNMIK-ut
Lista Serbe, nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se ka përfunduar mbledhja e nënshkrimeve për peticionin kundër ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Sipas Listës Serbe për vetëm 11 orë, sa ka zgjatur mbledhja e organizuar e nënshkrimeve, 3 mijë e 628 qytetarë janë shprehur kundër ndërtimit të këtyre urave.

“Ky numër i nënshkrimeve në një kohë kaq të shkurtër përfaqëson një sinjal të fuqishëm dhe të qartë – populli është kundër imponimit dhe politikës së forcës. Lista Serbe i falënderon sinqerisht të gjithë qytetarët që treguan përgjegjësi, unitet dhe gatishmëri për të mbrojtur qytetin e tyre, komunitetin dhe të drejtën për t’u konsultuar rreth vendimeve që prekin jetën e tyre”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.
Sipas Listës Serbe peticioni në ditët në vijim do t’u dorëzohet zyrtarisht përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it, misionit të KFOR-it, misionit të EULEX-it, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe UNMIK-ut.

“Populli serb nuk është kundër zhvillimit dhe infrastrukturës, por është kundër vendimeve që merren pa të dhe kundër politikës që ka për qëllim fshirjen e ekzistencës së tij në këto hapësira”, pretendon Lista Serbe.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë një buxhet prej rreth tre milionë eurosh për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër – një për këmbësorë dhe një për automjete – ndërsa punimet rreth tyre pritet të përfundojnë në sezonin e vjeshtës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu