Petar Bogojeski parashtoi padi penale për disa vepra kundër politikanëve shqiptarë, nuk e komentoi padinë e VLEN-it

Kryetari i partisë politike Koncepti maqedonas, Petar Bogojeski sot në Prokurorinë themelore publike parashtroi padi penale për, siç tha, disa vepra inkriminuese kundër politikanëve shqiptarë.

Bogojeski kumtoi se në Prokurori dhe MPB janë parashtruar dëshmi deklarata mediale nga politikanë të cilët i takojnë komunitetit etnik shqiptar dhe nga rrjetet sociale ku, siç tha, tërësisht poshtërohet Maqedonia, kontrstohet ekzistimi i popullit maqeodnas, gjuhës maqedonase dhe shtetit maqedonas. Bogojeski nuk përmendi emra të politikanëve kundër të cilëve parashtruan padi penale sepse PTHP pocesuon dhe të mod dalë, siç tha, se ata e dënojnë dikë para se të bëhet procedura gjyqësore.

Bogojeski pohon se kundërligjshëm dhe në kundërshtim me udhëzimet e Bashkimti evropian dhe Komisionit të Venecies përdoret gjuha shqipe në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me Kushtetutën përdoret flamuri i Shqipërisë.

closevolume_off
Sipas tij, vetëm dje në MPB janë parashtruar 15 paraqitje për kërcënime për jetë dhe ofendime ndaj maqedonasve dhe popullit maqedonas. Kërkoi shpërbërje urgjente të këshillit gjyqësor dhe atij të prokurorëve, sepse, siç tha, ata janë fajtorët kryesor për këtë që po ndodhë në vend.

Për padinë e sotme penale të parashtruar nga ana e Koalicionit VLEN, Bogojeski nuk deshi ta komentojë sepse, siç tha, nuk e din se prej kujt vjen.

Në pyetjen e gazetarëve nëse konsideron se kjo politikisht do të reflektohet sepse janë partnerë koalicioni, Bogojeski theksoi se ndaj partisë së tij ka pasoja negative.

Lidhur me udhëtimin privat të kryetarit të Kuvendit, Afrim gashi në Kosovë, Bogojeski theksoi se problem më i madh është dhe shqetëson informata nga MPB se “janë kontrabanduar persona me automjete zyrtare të cilët nuk ishin paraqitur në vendkalimin kufitar”.Pres nga MPB të parashtrojë paraqitje penale për të punësuarit në vendkalim, për kompetentin në MPB, për shefat të cilët janë të obliguar për sigurimin e Gashit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulimani pyet Sejdiun – A djersiteni kur shihni se si Ministrja i ndërhyn Kasamit për të folur edhe maqedonisht?!

Në emisionin e TV21, Sulimani ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së ministres së Arsimit, e cila gjatë një konference për media e ndërpreu disa...

Kurti: Ose “Kurti 2.5” deri në dhjetor, ose “Konjufca 1” deri në prill

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në konferencë se deputetët kosovarë kanë dy opsione: ose të votojnë për të mandatuarin...

Prokurori Shpëtim Peci urdhëron rinumërim në Mitrovicë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së refuzojnë pa u hetuar manipulimet

rokurori Shpëtim Peci ka urdhëruar rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë, pas dyshimeve për parregullsi në procesin zgjedhor. Megjithatë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së...

Shaholli: Vredistët i kthejnë borxhin Albinit!

Vredistët i kthejnë borxhin Albinit! Sot vredistët i kanë kthyer borxhin Albin Kurtit, për gjoja "fitoren" e djeshme, ku LVV mori 7 komuna nga 27...

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu