Përplasje mes protestuesve dhe përkrahësve të Vuçiçit, policia përdor gaz lotsjellës

Mbështetës të Vuçiçit me shkopinj përballen me protestuesit në Beograd
Në Beograd, policia ka ndërhyrë për të zmbrapsur qytetarët nga hapësira pranë zyrave të Partisë Progresive Serbe (SNS) në rrugën “Kneza Milosa”, pasi një grup protestuesish dhe përkrahësish të pushtetit kanë filluar të hedhin mjete piroteknike dhe bomba zhurmuese.

Gjatë incidentit është përdorur edhe gaz lotsjellës, sipas raportimeve të mediave serbe.

Më herët gjatë mbrëmjes, disa kordone të xhandarmërisë dhe policisë, të pajisur me mjete për shpërndarjen e protestave, kishin ndarë pjesëmarrësit e protestës – e cila kishte nisur pranë Shtabit të Përgjithshëm – nga përkrahësit e pushtetit.

Sipas raportimeve në mesin e rreth njëqind përkrahësve të pushtetit ishte edhe një grup më i vogël i të rinjve të maskuar.

Edhe në Novi Sad janë shënuar tensione, kur qytetarët janë nisur drejt rrugës “Kosovska”, ku ndodhen zyrat e SNS-së. Në këtë rast, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa disa persona të maskuar janë kundërpërgjigjur duke hedhur kapsolla drejt kordonit policor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu