Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së nuk morën pjesë kur u votua për pranimin e Kosovës në KE, të BDI-së dhe LSDM-së votuan “Për”

Me 131 vota “për” Asambleja e Parlamentit të BE-së mbrëmë miratoi raportin e deputetes Dora Bakojani me të cilën rekomandohet që Kosova të jetë e ftuar për tu bërë anëtare e kësaj organizate. Kosovës tani i nevojitet vetëm edhe një hap për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës, nevojitet votimi i ministrave për punë të jashtme të Këshillit e cila është planifikuar për muajin maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kundër kanë votuar 29, ndërsa të përmbajtur ishin 11 deputetë. Në mesin e deputetëve të cilët votuan raportin ishin edhe dy përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Këshillit të Evropës, Darko Kaevski nga LSDM dhe Arta Bilalli-Zendeli nga BDI, ndërsa Aleksadar Nikolloski dhe zëvendësi i tij Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE nuk kanë udhëtuar për në Strasburg.

Nga BDI thonë se një vendim i tillë i VMRO-DPMNE-së ka për qëllim që ta kthejë shtetin në gjendjen e para vitit 2008.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për politikën e përçarjes dhe izolimit të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit, duke e shpallur hapur politikën ruse dhe serbe ndaj Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje opozitës shqiptare që të mbështesë politikat dhe qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe të mos promovojë politika pro-ruse që duan të destabilizojnë Maqedoninë e Veriut dhe rajonin në tërësi”, thonë nga BDI.

Pas miratimit të raportit, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës tani duhet ta dërgojë propozimin për pranimin e Kosovës në Komitetin e Ministrave të Punëve të Jashtme, i cili duhet të marrë vendimin përfundimtar me dy të tretat.

Takimi i Komitetit të Ministrave duhet të mbahet në mes të majit në Strasburg.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu