Hoxhë Bedri Lika ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke theksuar se roli i tij si klerik është mbi partitë politike dhe se shqiptarët janë të vetëdijshëm për fatin e tyre.
“Nuk i bëj marketing asnjë partie politike, sepse misioni im si hoxhë është mbi partiak dhe së dyti popullin tim, pa dallim ngjyrën partiake, e konsideroj si një familje,” – u shpreh Lika.
Ai kritikoi kryeministrin për retorikën e tij ndaj shqiptarëve:
Arsyeja pse po reagoj është retorika e egër e kryeministrit, i cili po merr guximin të përcaktojë fatin e shqiptarëve. Ka kaluar koha e komunizmit. Populli shqiptar janë të zotët e vendit dhe ata përcaktojnë për vetveten.”
https://www.facebook.com/share/p/177WoyMDAU/