Për tri vite, “NOA”-s i dolën në llogari 262.6 milionë euro, kishte monopol edhe në importet e realizuara nga KEDS-i

Mbi 260 milionë euro kaluan në llogari të kompanisë “Noa Energy Trade”, në emër të importit të energjisë elektrike për Kosovën gjatë viteve 2022, 2023 dhe 2024. Të dhënat e plota janë siguruar nga ZRrE prej kur kësaj kompanie iu dha licenca në vitin 2022.

Për vitet 2023 dhe 2024, importi i energjisë elektrike i realizuar nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) dhe Operatorit i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), praktikisht ishte “në duart” e një kompanie të vetme. Mbi 260 milionë euro kaluan në llogari të kompanisë “Noa Energy Trade” nga Shqipëria, në emër të importit të energjisë elektrike për Kosovën gjatë viteve 2022, 2023 dhe 2024.

Portali i specializuar për trajtimin e temave të ekonomisë, “Buletini Ekonomik” ka publikuar të dhënat e plota, të siguruara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), që tregojnë se kompania nga Tirana kishte monopol jo vetëm në importet e realizuara nga KESCO, por edhe në importet e realizuara nga KEDS-i.
KESCO është përgjegjëse për furnizim me energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës, por energji elektrike importon edhe KEDS-i për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike në rrjet. Derisa KESCO është kompania për furnizim, KEDS është kompania përgjegjëse për rrjetin. Të dyja janë në pronësi të kompanive turke “Çalik Holding dhe Limak”.

Të dhënat tregojnë se në vitin e parë të licencës, më 2022 pra, “Noa” realizoi import në sasi 53,991 MWh në vlerë prej 14.1 milionë euro. Një vit më vonë, ndodhi ‘kapërcimi’ i madh. Në vitin 2023, në llogari të “NOA-s” dolën 115.4 milionë euro, për 909 mijë e 339 MWh energji elektrike sa ishte sasia e importuar. Kulmi arriti në vitin 2024, me mbi 133 milionë euro, për sasinë e importuar prej 923 mijë e 927 MWh energji elektrike. Në total për tri vite, vlera e importit të energjisë elektrike së importuar nga kjo kompani arriti në 262.6 milionë euro.

“Buletini Ekonomik” raporton se ka arritur të dëshmojë se monopoli nga KESCO – kësaj kompanie iu dha në kundërshtim me rregulloren e KOSTT-it “Procedura për Tregtimin e Energjisë Elektrike”, e cila rregullon shitblerjen e energjisë elektrike nga kompanitë e licencuara në Kosovë për tregtim me energji elektrike.

Kjo rregullore nuk parasheh askund përzgjedhjen e një kompanie përmes tenderit. Përkundrazi, kjo rregullore parasheh procedurën e ankandit për secilën blerje nga Furnizuesi (KESCO).

Në Kosovë janë 19 kompani të licencuara për tregtim me energji eletrike. Në mesin e këtyre kompanive licencë për tregtim me energji elektrike ka edhe KESCO, por asnjëherë nuk realizoi blerje direkt në bursa, por vendosi në secilin rast të shkonte përmes ndërmjetësuesve. Në këtë rast, me kompaninë nga Tirana “Noa Energy Trade, e cila hyri furishëm në tregun e Kosovës në vitin 2022, kur edhe e mori licencën në Kosovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Media shqiptare si megafonë të pushtetit!

Nga:Medai Shaholli Edhe pas një dite të përhapjes së lajmit se portali TS dhe gazetarët e saj janë thirrur në biseda informative si në "kohën...

Aleanca për Shqiptarët pyet Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar Instituti “Arbër Xhaferi”?

Aleanca për Shqiptarët pyet përfaqësuesit e VLEN-it dhe Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar aktualisht Instituti “Arbër Xhaferi”?, transmeton Flaka Media. “Çfarë...

“Debat për fletën e votimit 7-8 metra, Mickoski paralajmëron: Në rast dështimi të procesit, qeveria do emërojë administratorë

Me dy nënshkrime deri te kandidimi për listë për këshill, rrezik për fletëvotime kilometrike, përcjell TV21. Për këtë foli sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski,...

Skandal në KQZ: Anëtarët maqedonas shkelin ligjin dhe mbivotuan shqiptarët për uljen e numrit të këshilltarëve

⛔️ Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet një praktikë e rrezikshme: anëtarët maqedonas të KQZ-së po mbivotuan përfaqësuesit shqiptarë, Ditmire...

Izraeli miraton projektin kontrovers të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite thotë se ka filluar "veprimet paraprake" të një ofensive të planifikuar tokësore për të kapur dhe pushtuar të gjithë Qytetin e Gazës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu