Për qeverinë e re votuan 77 deputetë, 22 ishin kundër, Fronti Europian lëshoi sallën

Pak para mesnatës, deputetët me 77 vota pro dhe 22 kundër e asnjë abstenim, votuan Qeverinë e re, me mandate 4-vjeçar. Pas një debati të gjatë e me disa ndërprerje, deputetët për dy ditë diskutuan dhe debatuan për udhëheqësit e institucioneve, që do të jenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Kundër votuan deputetë të LSDM-së dhe Levicës, kurse ato të Frontit Evropian e lëshuan sallën e Kuvendit. Në një konferencë për media, Ziadin Sela nga Fronti, tha se nuk do të mbështesin një Qeveri e cila nuk është legjitime.

Ziadin Sela, kryetar i ASH-së
“Ne e shprehëm qëndrimin tonë që nuk do të jemi prezent në votimin e një qeverie e cila nuk është legjitime dhe nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve, turqve dhe komuniteteve tjera etnike këtu në RMV Ne kërkojmë që t’i qëndrojnë fjalës ata që u zotuan që nuk bëhen pjesë e qeverisë pa ndodh ndryshimet kushtetuese”.

Kryeministri dhe ministrat pas votimit e dhanë betimin në emrin kushtetues të shtetit “ Republika e Maqedonisë së Veriut”. Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se është e turpshme që ta përdor parashtesën “E veriut” në emrin kushtetues të vendit, por se është pjesë e sistemit juridik të shtetit.

Hristijan Mickoski, kryeministër
“Për fat të keq në këtë moment jam i pafuqishëm edhe unë si njeri më duhet të kapitulloj para jush dhe ta them atë mbiemër të turpshëm sepse fatkeqësisht është pjesë e ligjit dhe e Kushtetutës që patjetër si kryetar i Qeverisë duhet ta respektoj”.

Qeveria e re do të ketë gjithësej 20 ministri, kurse kabineti qeveritar numëron 24 antarë. Krahas kryeministrit, janë edhe 23 zëvendës kryeministra dhe ministra, nga të cilët 20 me resor. 15 antarë Qeverie do të jenë nga VMRO-DPMNE, 6 të koalicionit VLEN dhe 2 të partisë ZNAM./SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu