Për ndërtimet e paligjshme në Çair, Prokuroria i kërkoi Arsovskës të dorëzojë dëshmi.

Prokuroria Publike Themelore e Shkupit ka kërkuar që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska të bashkëpunojë me ta nëse ka dëshmi që e lidhin me krim, kreun e Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Nga Prokuroria thonë se janë duke vepruar megjithatë kërkojnë të dhëna të qarta dhe të sakta për parcelat ku supozohet se janë ndërtuar objektet pa leje, për të cilat flet kryetarja e Qytetit.

PROKURORIA THEMELORE

“Prokuroria Themelore Publike Shkup është duke vepruar në bazë të njoftimeve të marra nga SPB Shkup dhe ka dhënë disa urdhëresa në bazë të së cilave tanimë po veprohet. Nëse kryetarja e komunës, si zyrtare ka njohuri për vepër penale, ajo e ka detyrim ta denoncojë atë dhe të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe të tregojë cilat janë parcelat ose objektet konkrete ku ka ose janë të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Kjo është e patjetërsueshme në mënyrë që prokuroria të mund të veprojë dhe të parandalojë prishjen e provave dhe fshehjen e tyre”

Thonë se janë duke punuar edhe për të zbuluar kërcënimet ndaj Danella Arsovskës.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Lidhur me kërcënimet. Ministria e Punëve të Brendshme është organ që ka kompetenca direkte për të siguruar jetën dhe sigurinë e qytetarëve dhe për të zbuluar dhe parandaluar rrezikimin e jetës së qytetarëve. PTHP-ja është e hapur që përmes prokurorit kujdestarë të dëgjojë kryetaren, nëse ajo dëshiron, pa humbur kohë”

Kanë kaluar tashmë dy javë prej kur ka filluar seria e denoncimeve publike që Danella Arsovska bën për ndërtimet pa leje që ajo supozon se janë bërë në Çair. Në vigjilje të kësaj, ajo ka publikuar edhe disa kërcënime që supozohet se i bëjnë zyrtarë të lartë të Komunës së Çairit.

Mevludin Imeri /SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu