Për herë të parë në Maqedoni, ministri Mexhiti promovon helikopterin për transport të pacientëve!

Për herë të parë në Maqedoni, ministri Mexhiti promovon helikopterin për transport të pacientëve

Angazhimi i Ministrisë së Shëndetësisë për një medikopter është realizuar, që nga sot është në funksion për pacientët me rrezikshmëri të lartë nga i gjithë vendi.

Bëhet fjalë për një helikopter me pajisje të reja për ndihmë emergjente mjekësore. Medikopteri është i pajisur me pajisje më moderne – monitorë për monitorimin e parametrave vitalë dhe monitorim invaziv, defibrilator, bombola oksigjeni, aspirator, barna dhe instrumente të tjera medicinale.

Në promovimin e sotëm, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, theksoi se në këtë mënyrë mundësohet mbrojtje më e mirë, si dhe transport më i shpejtë i pacientëve deri te institucionet shëndetësore.

Në varësi të diagnozës së pacientëve që do të transportohen, do të sigurohen edhe pajisje shtesë. Transporti është plotësisht pa pagesë dhe është i ekipuar me mjek dhe infermiere.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu