Për gjashtë muaj Shqipërinë e vizituan 4,76 milionë turistë

Shqipëria vazhdon me shifra rekorde të turistëve të huaj, që është konfirmim se po bëhet destinacion gjithnjë më tërheqës

Siç njoftoi kryeministri Edi Rama në Fejsbuk në gjysmën e parë të këtij viti në vend kanë qëndruar mbi 4,76 milionë të huaj.

Thekson se këto shifra janë tregues i një “rritjeje të stabilizuar të flukseve hyrëse dhe ekuilibrave të qëndrueshëm në menaxhimin e ofertës turistike”.

“Qëndrimi i 1,32 milionë vizitorëve të huaj vetëm gjatë qershorit janë fryt i një pune të suksesshme dhe përgjegjësi e shtuar për të gjithë në monitorimin e sezonit turistik veror”, vlerësoi kryeministri.

Konkretisht në qershor të vitit 2023, Shqipërinë e vizituan 1.007.033 turistë të huaj, ndërsa në qershor të vitit 2024 vendi u vizitua nga 1.244.967 të huaj. Në qershor të këtij viti Shqipërinë e vizituan 1.329.204 turistë të huaj ose shtatë për qind më shumë krahasuar me qershorin e vitit 2024.

Duke bërë krahasim me periudhën janar-qershor të vitit 2023 janë regjistruar 3.396.932 turistë të huaj, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 ka pasur 4.547.896.

Sipas Ramës, në periudhën janar-qershor të vitit 2025 rezultojnë 4.761.648, ose pesë për qind më shumë krahasuar me periudhën janar-qershor të vitit të kaluar.

“Bukuritë e Shqipërisë, që nga majat e Alpeve të thepisura, brigjet magjepsëse të rivierës shqiptare dhe të Adriatikut, sitet e trashëgimisë në UNESKO, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, parqet kombëtare, fshatrat e bukur turistikë nga veriu në jug, kulinaria dhe prodhimet tradicionale tërhoqën 4,76 milionë të huaj gjatë gjashtë muajve të këtij viti”, konstatoi Rama.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Si një i afërm i Hitlerit”: Erdogan shpërthen ndaj Netanyahu-t

Rexhep Tajip Erdogan e quan sulmin e Izraelit në Katar javën e kaluar 'një sfidë të hapur ndaj rendit dhe ligjit ndërkombëtar' Presidenti turk Rexhep...

Rubin: Clinton u impresionua nga sjellja e Thaçit gjatë luftës

James Rubin ka deklaruar se ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, i kishte bërë shumë përshtypje sjellja e Hashim Thaçit. Rubin...

Si avulluan premtimet e vredistëve?

Po bëhet afro një vit e gjysmë qëkur vredistët e Severnës proklamuan me bujë duke ngritur rrëmet njerëzish anembanë "državës" për ndryshimin e jashtëzakonshëm...

Trump kritikon Europën për sanksionet ndaj Rusisë: Nuk janë mjaftueshëm të ashpra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga vendet evropiane ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si të...

Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse

Imrane Veliu Aliu është një ndër kandidatet për këshilltare në komunën e Çairit, nga radhët e AKI-së. Ja biografia e plotë e saj: Unë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu