Pensionet do të rriten për 5% – Ai më i ulëti do të ketë shtesë vetëm 626den

Nga 1 marsi, pensionet do të rriten për 5%, tha sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Velkovski, shkruan Alsat.

“Të gjitha të dhënat nga statistikat janë marrë, llogaritja tashmë është bërë. Nuk do ta quaja rritje, sepse rritja prej 5% e pensioneve që duhet të paguajnë të premten do të jetë si shtesë e pensioneve të tyre”, tha ai.

Në përputhje me metodologjinë e re, rregullimi i masës së pensioneve bëhet dy herë në vit në muajin mars dhe në shtator, bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave për koston e jetesës dhe pagën mesatare.

Pensioni më i ulët me rritjen e shtatorit është 12.527 denarë, ndërsa më i larti 73.502 denarë. Kjo do të thotë se pensionistët me pensionin më të ulët do të marrin vetëm 626 denarë rritje, ndërsa pensionistët me pension më të lartë do të kenë rritje prej 3.675 denarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lama: VV e preferon LDK-në, sepse dëshiron ta nënshtroj dhe sundojë

Analistja, Alma Lama në emisionin “Click” tha se VV e preferon LDK-në përshkak të nështrimit dhe sundimit. “Me këta numra që janë në parlament, vetëm...

Osmani: E privatizuan ngrohtoren, bashkëpunëtorja më e afërt e Mexhitit është njëra nga pronarët

Në përballjen e parë parazgjedhore për Çairin në televizionin Telma, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, goditi politikisht kundërshtarin e tij, Izet...

❗️Jep Dorheqje kandidati i pamvarur Remzi Mamuti Publikisht përkrah Blerant Ramadanin ❗️

Unë, Remzi Mamuti, tërhiqem nga kandidatura e pavarur për kryetar të Komunës së Sarajit, dhe dua të shpreh publikisht qëndrimin tim. Duke e ndjekur...

Akademia Politike “Arbën Xhaferi” organizon bashkëbisedim me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni të Veriut

Në kuadër të përpjekjeve të saj për të ofruar mundësi të rinjve për të njohur nga afër misionet diplomatike, Akademia Politike “Arbën Xhaferi” organizoi...

Bujar Bajrami akuzon zyrtarë të VLEN-it për propagandë: “Sondazhet e CRPC janë të rreme dhe në shërbim të fushatës politike!

Bujar Bajrami ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë ai, propagandës së orkestruar nga Latif Arifi – i njohur si “Hafija nga Strimnica e Zhelinës”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu