Pendarovski kundër Siljanovskës për faljen e autorëve të 27 prillit të përgjakshëm

Presidenti Stevo Pendarovski, i përgjigjet deklaratës së Gordana Siljanovska Davkovës, e cila ka deklaruar se nëse bëhet presidente e vendit, do t’i falë të dënuarit për sulmin e përgjakshëm të Kuvendit më 27 prill, si hap drejt pajtimit në vend. Ndërkohë, Pendarovski në mënyrë indirekte e dënoi një qëndrim të tillë. Pendarovski vlerësoi se me vendimet e saj, Gjykata Kushtetuese tregoi ndjeshmëri të jashtëzakonshme ndaj standardeve kombëtare, por edhe ndërkombëtare për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Madje kërkoi që, për të pasur më shumë sukses në këtë, padia kushtetuese të futet si mjet ligjor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive.

Stevo Pendarovski, President

“Shpresoj që në një të ardhme të afërt publiku politik, përveç publikut profesional, të kuptojë rëndësinë e futjes së padisë kushtetuese si një segment i rëndësishëm i reformave dhe një hap drejt forcimit të sistemit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe liritë”.

Ata që janë ende në vuajtje të burgut për pushtimin e dhunshëm të Kuvendit të Maqedonisë më 27 prill 2017 presin që Gordana Siljanovska-Davkova të fitojë zgjedhjet presidenciale dhe pastaj t’i falë. Këtë akt Siljanovska-Davkova e ka bërë të ditur mbrëmë gjatë një interviste në emisionin “Win-win”. Ajo tha se krimi për të cilin u akuzuan gjatë gjykimit, kërcënimi terrorist, nuk përputhej me shkallën e dhunës dhe se ky kualifikim ishte përcaktuar nga një gazetar.

Siljanovska-Davkova megjithatë potencoi se nëse deri atëherë nuk përfundojnë procedurat në Strasburg, atëherë ajo do të vazhdojë me falje si presidente. Ndërsa, sipas ligjit të sapomiratuar, presidenti i shtetit mund t’i falë të dënuarit vetëm nëse ata kanë një dënim të formës së prerë, siç është rasti me të dënuarit e 27 Prillit./SHENJA

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu