PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Pas njoftimit të Gjykatës Speciale se nga 9 deri më 18 shkurt do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë që mbi pesë vjet, Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me një deklaratë.

Në të është theksuar edhe një herë nevoja që ky proces, i shoqëruar me problematika serioze, të përmbyllet me drejtësi.

PDK-ja potencon mes tjerash se ky proces është karakterizuar me zvarritje të panevojshme, paqartësi procedurale dhe vendime që kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme mbi standardet e drejtësisë dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.

“Këto rrethana kanë cenuar perceptimin e drejtësisë së barabartë dhe kanë rënduar padrejtësisht mbi çlirimtarët dhe ish-udhëheqësit e shtetit tonë, të cilët tashmë kanë kaluar një periudhë të gjatë në paraburgim”.

PDK-ja vlerëson se në këtë fazë përmbyllëse “është thelbësore që gjykimi të përqendrohet ekskluzivisht te drejtësia e paanshme, te faktet dhe te provat, duke u larguar nga çdo qasje politike, interpretuese apo spekulative që e ka shoqëruar këtë proces gjatë këtyre pesë viteve”.

“Dëshmitarët kyç në këtë proces gjyqësor kanë hedhur poshtë në mënyrë të qartë pretendimet kryesore të aktakuzës, duke rrëzuar çdo dyshim mbi fajësi individuale, grupore apo komanduese. Këto dëshmi kanë kontribuar ndjeshëm në sqarimin e rrethanave faktike dhe kanë rrëzuar bazën e akuzave të prokurorisë.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, paqes dhe drejtësisë, duke besuar se vetëm një vendim i drejtë dhe profesional mund të kontribuojë në mbylljen e këtij kapitulli të rëndësishëm për Kosovën, drejtësinë ndërkombëtare dhe të ardhmen e rajonit tonë”, thuhet në deklaratën e këtij subjekti politik, transmeton Klankosova.tv.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Tallje për martesën e tretë, Blero reagon ndaj komentuesve

Natën e 12 janarit, në rrjet nisën të qarkullonin pamjet nga dasma e Bleros me partneren e tij, Eronita. Çifti i dha fund beqarisë...

Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Kanadaja dhe Kina kanë arritur një marrëveshje fillestare tregtare që do të ulë ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike dhe kanolën, tha të premten kryeministri...

Tentoi të godiste me thikë një grua, policia neutralizon autorin brenda qendrës tregtare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Hong Kong. Pamjet tragjike kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur policia ndërhyn për të...

I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

Por, nëse ajo mendonte se dhurata mund ta nxiste presidentin drejt dhënies së një mbështetjeje më të qartë, duket se mund të mbetet në...

Dogana kap 9 pistoleta, parandalohet krimi rëndë

Drejtoria e doganave ka bërë të ditur se në pikën kufitare Bogorodicë janë sekuestruar nëntë pistoleta nga të cilat pesë me fuqi të lartë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu