Pasi mori 1500 euro nga komuna e Tetovës, flet militanti i BESËS nga Vjena: Punojë më shumë për Tetovën, pak paguhem

Militanti i Bilall Kasamit i cili jeton dhe vepron në Austri, Xhevat Xhemaili nga komuna e Tetovës ka marrë 1500 euro para pa punuar asgjë. Ai thotë se është këshilltar i jashtëm i Komunës së Tetovës dhe paguhet pak.

“Unë jam në marrëdhënie pune me komunën e Tetovës si këshilltar i jashtëm i saj për diasporën që nga data 1 dhjetor 2024 dhe kjo nuk është sekret, unë kam bërë publike punësimin tim që nga dita e parë, pra, vendi imë i punës është në diasporë dhe kam për detyrë të krijoj kontakte me kompani të fuqishme austriake të cilat kanë interes investimi në komunën tonë, të krijojë raporte bilaterale me partitë simotra, të partnerizojë apo binjakzoj komunën tonë me ato austriake e më gjërë, të mundësoj takime me deputet e ministra të VLEN-it me homologët e tyre austriak dhe së fundmi, si rezultat i punës sime, kryetari i komunës Bilall Kasami ishte në një vizitë tre ditore këtu në Austri, vizitë e sukseshme me kompani të ndryshme, deputet e kryetar komunash por gjithashtu edhe me mërgatën shqiptare në Austri.
Dhe natyrisht unë për këtë paguhem por të dhënat se unë marr 1500 euro nga buxheti i komunës është një shpifje e kulluar, ajo shumë është pagesa për disa muaj që nuk më është paguar rroga në kohë” ka shkruar Xhemaili

Nga ana tjetër përflitet se shumë militantë marrin paga nga komuna pa punuar asgjë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu