Pasdite pritet shi e breshër në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme me bubullima, veçanërisht pasdite do të jetë i paqëndrueshëm në disa vende në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri 34 gradë. UV indeksi do të arrijë 6.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil, sidomos pasdite kur në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive me reshje të forta shiu, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të ulet deri 19, ndërsa maksimalja do të mbërrijë deri 32 gradë.

Deri të shtunën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima të kohëpaskohshme. Proceset do të jenë më intensive nesër dhe të premten pasdite kur në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, si dhe do të ketë dukuri lokale të stuhive me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër. Nga e diela do të ketë më shumë periudha me diell dhe me reshje të rralla shiu dhe bubullima, kryesisht në zonat malore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASh-Taravari: Ka diskriminim të ndarjes së fondeve për universitetet shqiptare në Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, theksojnë se po bëhet një diskriminim sistematik ndaj institucioneve arsimore shqiptare dhe një përjashtim të qëllimshëm nga...

LSDM: VMRO-DPMNE godet bujqit, 30 milionë euro më pak për bujqësinë

Partia opozitare maqedonase LSDM, thotë se “për herë të parë në histori, ribalancimi i buxhetit ul subvencionet për fermerët”. Nga LSDM thonë se “në vend...

Reklama të rreme për telefona në rrjetet sociale, MPB apeloi për kujdes

Pas publikimeve të Vërtetmatës.mk, se në tregun e RMV qarkulluakan celular për 123 denarë kanë reaguar edhe nga MPB. Ministria e Punëve të Brendshme...

Besa Ismaili – studentja më e mirë e diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup në vitin akademik 2023/2024

Besa Ismaili u vlerësua nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup si studentja më e mirë e diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë në...

Kasami dhe Gashi në takim me mërgimtarët ‘të shpërblyer’ – 90 mijë denarë nga Komuna e Tetovës

Pas pagesës prej 90 mijë denarësh nga Komuna e Tetovës, Xhevat Xhemaili shfaqet në pushime në vendlindje Xhevat Xhemaili, mërgimtari për të cilin u raportua...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu