Pas VMRO-së edhe LEN kundër kryeministrit të parë shqiptarë, nuk do ta votojnë thotë Mexhiti

Pas VMRO-DPMNE-së edhe partitë opozitare shqiptare LEN nuk do ta votojnë Talat Xhaferin si kryeministrin e parë shqiptarë i cili vjen për herë rë parë në historinë politike të shqiptarëve të Maqedonisë, shkruan Top24

Lideri i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit opozitar Lidhja Europiane për Ndryshim, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se nuk do të votojnë për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër teknik.

Në intervistë për “Veçer”, Mexhiti ka thënë se nuk do të marrin fare pjesë në seancën për zgjedhjen e Qeverisë teknike.

“Ai (Xhaferi) vendosi njollë, e njollosi procesin zgjedhor ende pa filluar, sepse nëse mbetet Komisioni me 6 anëtarë mund të sjellë deri te vendimi që raportit të jetë 3-3, vendimet të shkojnë në Gjykatën Administrative, ku ende pa filluar procesi ne do të përballemi me procese gjyqësore. Për këto arsye – hapi i parë ishte bojkotimi i Kuvendit dhe ne nuk do të marrim pjesë në atë seancë (për zgjedhjen e Xhaferit), pikërisht për shkak të Xhaferit. Sa i takon kryeministrit teknike, ai është kryeministër që do ta mbajë karrigen të qëndrojë i ngrohtë për kryeministrin e ri. Ai do të jetë kryeministër kalimtar”, tha Mexhiti, përcjell TV21.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-policit Arbnor Spahiu i vazhdohet paraburgimi edhe për tre muaj në Serbi – familja kërkon ndihmë financiare

Serbia i ka caktuar edhe tre muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiut. Bashkëshortja e tij, Arieta Spahiu e cila e kishte...

Përplasje në VLEN, Arben Fetahu kërkon nga Azir Aliu ta “shajë” Ali Ahmetin, ai nuk pranon?!

Nuk bëhen rahat në VLEN, portali TS ka mësuar nga burime të besueshme brenda VLEN-it se ka një përplasje të madhe mes Arben Fetahut...

Lëvizja Arbëria drejt finalizimit të marrëveshjes me VLEN-in për zgjedhjet lokale

Lëvizja Arbëria po hyn në fazën përmbyllëse të arritjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi me koalicionin VLEN për zgjedhjet lokale të tetorit. Ky hap është fryt...

Furkan Saliu shpërthen ndaj Kasamit: “Po dukesh si kryetar i degës së VMRO-së në Tetovë”

Furkan Saliu kritikon Kasamin: “Po hyni në grackën e Mickoskit, pasojat do të jenë të dhimbshme” Gazetari Furkan Saliu ka reaguar pas deklaratës së kryetarit...

Trump po shqyrton sulme ushtarake kundër karteleve të drogës në Venezuelë

Ideja është që ky veprim të mund të dobësojë kontrollin e Maduros mbi pushtetin dhe potencialisht ta detyrojë të largohet, por pa hyrë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu