Pas bullizmit në BBVK 4, reagon Dafina Zeqiri: Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende të ekzistojë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar publikisht pas qarkullimit të disa videove në rrjetet sociale, ku shihen banoret e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena dhe Alba Pollozhani, teksa intimidojnë dhe bullizojnë banoren më të re të shtëpisë, Elijona Binakajn.

Pamjet, të cilat kanë ngjallur reagime të shumta nga publiku, kanë vënë në qendër të diskutimit mënyrën si trajtohen pjesëmarrësit brenda formatit, sidomos rastet ku sjelljet agresive shihen si pjesë e “argëtimit”.

Dafina, e cila shpesh ka shprehur qëndrime të forta kundër dhunës dhe bullizimit, këtë herë u shpreh tejet e indinjuar. Në një koment të lënë në rrjetet sociale, ajo shkroi: “Është e tmerrshme që Big Brother lejohet ende me ekzistu! Kur bullizimin, dhunën fizike dhe psikike e shfaqin si argëtim. TV duhej me qenë i sigurt për fëmije, jo me normalizu dhunë. Ku po shkon ky vend që këtë lejon vit pas viti?”

Reagimi i saj mori dhjetëra pëlqime dhe u shpërnda gjerësisht nga ndjekësit. Këngëtarja nuk u ndal me kaq. E pyetur nga një fans se pse institucionet nuk veprojnë, ajo shtoi edhe një koment tjetër kritik ndaj autoriteteve: “Po më duket kot flasim kur kryesorët e shtetit nuk marrin masa. Besoj që i shohin reagimet e të gjithëve po?”.

Reagimi i Dafinës ka hapur edhe një herë debatin për rolin e televizioneve në normalizimin e sjelljeve agresive, si dhe për përgjegjësinë që mbajnë platformat mediale dhe institucionet shtetërore në mbrojtjen e të rinjve dhe standardeve etike.

Big Brother VIP Kosova ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me kritikat e fundit. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu