Parfumin duhet ta mbani në frigorifer!

Nëse parfumin e mbani në banjë, ai mund të prishet. Besoni ose jo, parfumi mund të prishet.Ndryshimi i ngjyrës dhe i aromës së pakëndshme janë sinjale të qarta që me të diç nuk është në rregull.Mirëpo, ekziston mënyra goxha e thjeshtë që t’ia zgjasni qëndrueshmërinë.Njëra ndër gjërat më të këqija për qëndrueshmërinë e parfumit është mbajtja e tij në banjë.Parfumet do të duhej t’i mbanit në vend të ftohtë dhe të errët, sepse nëse u ekspozohen temperaturave të larta dhe lagështisë ndryshojnë aromën dhe cilësitë fizike të përbërësve siç janë vajrat esenciale, shkruan femina. Megjithatë, kini në mendje që parfumi është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturave.Ndryshimet e vrullshme të temperaturës në ambientin ku i mbajmë ato mund të nxisin reaksione të padëshiruara kimike brenda përbërësve të tyre natyralë.Nëse parfumin me aromë agrumesh e mbani në banjë, avulli i cili krijohet gjatë larjes mund të ndikojë në freskinë e tij dhe në ndryshimin e aromës.Prandaj, më së miri është t’i mbani në frigorifer – sado që të duket gjë e çuditshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbi 300 mjekë shqiptarë vitet e fundit braktisën Maqedoninë e Veriut

Mjekët e rinj që diplomojnë në fakultetet e mjekësisë përgatiten të largohen nga Maqedonia e Veriut, ndërsa janë në studime. Më shumë se 300...

Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Sarajevë, 24 tetor – Zëvendëskryetarja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Radmila Shekerinska, është deklaruar pas nënshkrimit në Bruksel të Programit të Parë të...

Macron: Sanksionet amerikane ndaj Rusisë, një pikë kthese

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur nga Parisi nëpërmjet një videokonference, teksa filloi samiti i koalicionit të udhëheqësve perëndimor, të cilët janë aktualisht brenda...

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e forcave ndërkombëtare në Gaza, ndoshta nën një mandat të Kombeve të Bashkuara, tha sot Sekretari...

BDI: Hajde, menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Konkluza kryesore nga mbledhja e sotme e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim ishte e qartë dhe unanime: Të shkohet menjëherë në zgjedhje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu