“Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik”, Ilirjani tregon gjendjen e saj: S’mund ta ndihmonim më

“Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik”, Ilirjani tregon gjendjen e saj: S’mund ta ndihmonim më

Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, ka ndarë një rrëfim prekës për situatën e rëndë që po kalon këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku, e cila prej dy javësh ndodhet e shtruar në një spital psikiatrik në New York.

Sipas Ilirjanit, gjithçka nisi pas një takimi emocional me djalin e saj, Luke, që çoi në një krizë të rëndë për këngëtaren.
Eltoni theksoi se kjo situatë ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës së tij, ndërsa ka zbuluar detaje të rëndësishme për gjendjen e saj dhe sfidat ligjore që ajo po përballet.

Rrëfimi i plotë i Elton Ilirjanit

“Kam shumë emocion për atë që do të ndaj me ju për fatin e Parashqevi Simakut”, shprehet Ilirjani. Ai theksoi se mungesa e dashurisë dhe jo e parave ka qenë një faktor kyç në përkeqësimin e gjendjes së saj: “Dashuria është ajo që i ka munguar kësaj zonje që nga fillimi i sëmundjes së saj, sepse gjithmonë është parë si objekt.”

Takimi me djalin, që fillimisht u prit me gëzim dhe emocion, rezultoi i vështirë për këngëtaren. Eltoni rrëfen se pas këtij takimi, sjellja e saj ndryshoi ndjeshëm, duke shfaqur kriza dhe sjellje të pashpjegueshme. “Problemi nisi të nesërmen. Dita nisi me shumë probleme për ne dhe Parashqevinë, e cila u përball me një realitet që nuk e pranonte. Situata doli komplet jashtë kontrollit dhe ne duhej të bënim diçka”.

Një nga problemet më të mëdha ka qenë refuzimi i këngëtares për t’u trajtuar mjekësisht. Ilirjani zbulon se ligjet e shtetit të New York-ut nuk detyrojnë asnjë individ të pranojë mjekim kundër vullnetit të tij. Ai theksoi rëndësinë e vendimit të Gjykatës Supreme, që mund të detyrojë marrjen e trajtimit mjekësor.

“Fatmirësisht, me presionin që i bëmë spitalit, çështja e saj u shty për vendim gjykate. Shanset janë që Parashqevia të marrë mjekim dhe të dalë më e fortë”.

Pavarësisht sfidave, Ilirjani mbetet optimist se vendimi i gjykatës do të jetë në favor të trajtimit të këngëtares, duke shpresuar se ajo mund të rikuperohet dhe t’i kthehet jetës së saj. “Shanset janë të mira që ajo të marrë mjekim, por nëse del nga spitali në këtë gjendje, jam i bindur se do të zhduket,” përfundoi Eltoni me tone të trishtueshme.

Rasti i Parashqevi Simakut ka prekur zemrat e shumë njerëzve, të cilët kanë ndarë mesazhe mbështetjeje dhe lutje për shëndetin e saj. Ky është një kujtesë e fortë për rëndësinë e kujdesit për shëndetin mendor dhe dashurisë si një element kyç në jetën e çdo individi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet!

Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet! Shqiptarët u nenshtruan, ashtu siç e parashikoja dhe ndjeja unë rrezikun e rimarrjes së Kërçovës dhe Strugës nga...

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu