Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi për media ka publikuar të dhënat mbi sasinë totale të reshjeve që kanë rënë në vendin tonë.

Sipas këtyre të dhënave, më së shumti reshje ka pasur në Malishevë, pastaj Junik dhe Istog.

“Sasia totale e reshjeve të fundit, bazuar në rrjetin shtetëror të IHMK ishte: Malishevë 52mm ( l/m²) Junik 36mm. Istog 36mm. Prizren 33mm. Drenas 29mm. Gadime (Lipjan)27mm. Ferizaj 24mm. Viti 23mm. Prishtinë 22mm. Kamenicë 21mm. Mitrovicë 20mm. Gjakovë 15mm”, theksohet në komunikatë.

IHMK njofton se nga kjo pasqyrë e reshjeve të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës, për momentin nuk jemi të rrezikuar nga vërshimet.

“Sipas sektorit të hidrologjisë lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se cikloni i ashtuquajtur “Kasandra” është në dobësim, kështu që reshjet do të vazhdojnë edhe sot e nesër në disa pjesë të Kosovës, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.

“Java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës dhe elementeve tjera meteorologjike’, vijon njoftimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu