Pamjet nga ajri shfaqin mbi 2 mijë kamionë me ndihma, që po presin në pjesën egjiptiane të pikëkalimit kufitar në Rafah!

Pamjet e filmuara nga ajri me dron që i ka siguruar Al Jazeera, shfaqin më shumë së 2 mijë kamionë të mbushur me ndihma duke pritur në pjesën egjiptiane të pikëkalimit kufitar Rafah, që janë në pritje të hyjnë në jug të Rripit të Gazës.

Në anën tjetër është raportuar se luftimet në Gazë janë duke vazhduar, ku forcat izraelite po vazhdojnë sulmet mbi pozicionet e militantëve të Hamasit, transmeton Telegrafi.

E në Tel Aviv mbrëmë ka pasur përleshje mes një grupi protestuesish dhe policisë, që tentonin t’i shpërndanin me topa uji. Ata kërkonin rikthimin e pengjeve që janë marrë nga Hamasi dhe janë dërguar në Rripin e Gazës.

Nga UNRWA agjencia e kombeve të bashkuara ka paralajmëruar për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, si pasojë e kushteve të rënda dhe mungesës së higjienës.

Madje ata kanë theksuar nevojën për ujë të pastër që konsiderohet i shenjtë në këtë rajon, që ka mbetur pothuajse i tëri në rrënoja.

“Situata është katastrofike, por ekipet e UNRWA-s do të vazhdojnë të punojnë që të ofrojnë ndihmën e nevojshme”, u tha nga kjo agjenci.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu