Pakistani teston një raketë balistike në mes të tensioneve me Indinë

Pakistani testoi më 3 maj një raketë balistike, në kohën kur tensionet me Indinë janë rritur pas sulmit vdekjeprurës të muajit të kaluar ndaj turistëve, në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Ushtria pakistaneze njoftoi se raketa e testuar tokë-tokë ka një rreze veprimi prej 450 kilometrash. Nuk ka pasur menjëherë ndonjë reagim nga India në lidhje me testimin, ndërkohë që ajo fajëson Pakistanin për sulmin me armë zjarri të 22 prillit në qytetin turistik të Pahalgamit, akuzë që mohohet nga Pakistani.

Sipas ushtrisë pakistaneze, testimi i Sistemit të Armëve Abdali kishte për qëllim të siguronte “gatishmërinë operacionale të trupave dhe të verifikonte parametrat kyç teknikë”, përfshirë sistemin e avancuar të navigimit të raketës dhe aftësitë e manovrimit.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, dhe kryeministri Shehbaz Sharif, përgëzuan të gjithë ata që kontribuuan në testin e suksesshëm të raketës.

Pakistani nuk i lëshon raketat drejt kufirit me Indinë dhe zakonisht ato testohen në Detin Arabik ose në shkretëtirat e provincës jugperëndimore të Baloçistanit.

Më 27 prill, Marina indiane njoftoi se anijet e saj kishin kryer me sukses sulme kundër anijeve për të “demonstruar gatishmërinë e platformave, sistemeve dhe ekuipazhit për sulme precize me rreze të gjatë veprimi”.

Ministri i Informacionit i Pakistanit, Attaullah Tarar, ditë më parë u shpreh se vendi kishte “informacione të besueshme të inteligjencës” që India po planifikonte ta sulmonte brenda pak ditësh.

Rajoni i Kashmirit është i ndarë midis Indisë dhe Pakistanit, por të dyja vendet pretendojnë sovranitet të plotë mbi të./ REL

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump bojkoton mbledhjen e G20-ës në Afrikën e Jugut: Pronarët e bardhë po vriten e masakrohen, e turpshme që samiti po mbahet atje

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten nëpërmjet se asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-ës në...

Thellohet krisja Rusi-Serbi, Moska: Vuçiç ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin!

Rusia e shfaqi hapur pakënaqësinë e saj me qëndrimin e presidentit serb Aleksandar Vucic, të gjendur në një udhëkryq mes saj dhe Perëndimit. Zëdhënësja e...

Kurti: Opozita vendos! Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë se pas propozimit të Glauk Konjufcës për mandatar për formimin e Qeverisë, i mbetet opozitës të...

Raporti i BE’së: Nga Kosova pritet ta nis Asociacionin, Serbia njohjen e simboleve, dokumenteve – s’po i zbatojnë marrëveshjet

Pak ditë më parë, Komisioni Evropian ka miratuar Pakon vjetore të Zgjerimit, duke paraqitur një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të bërë nga vendet partnere...

Arifi shpërfill Pecin: Gara në Mitrovicë është përballje mes Tahirit dhe shtetit

Opinionisti, Avni Arifi ka deklaruar se Arian Tahiri është fitues jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjithë Kosovën. Sipas tij, Tahiri nuk po garon...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu