“Paga minimale duhet të jetë të paktën 450 euro” – kryetari i Lidhjes së Sindikatave kërkon takim me kryeministrin

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov, kërkon takim me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrat kompetentë, në të cilin ndër të tjera do të diskutohet edhe për rritjen e pagës minimale. Ai pret që dialogu social të zhvillohet sa më shpejt dhe nëse kjo nuk ndodh, paralajmëron masa të tjera.

“Qeveria premtoi se në 100 ditët e para do të ulet me LSM-në për të diskutuar këtë çështje të rëndësishme për të gjithë punëtorët në vend. Kjo çështje e rëndësishme nënkupton rritjen e pagës minimale në të paktën 450 euro. Shporta minimale sindikale e llogaritur nga LSM-ja duhet t’i largojë dilemat e të gjithë ekspertëve, përfaqësuesve të Qeverisë, punëdhënësve në sektorin privat se situata në Maqedoni nuk është reale. Shporta minimale sindikale, të cilën e llogarisim sipas metodologjisë së re nga dhjetori, është rritur për 4600 denarë, ndërsa inflacioni në Maqedoni për 6 muajt e parë është 3,65%”, tha Trendafillov.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zernovski: Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogë!

Shkruan: Andrej Zernovski VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka...

Rubio mbërrin në Izrael teksa IDF shkatërron më shumë ndërtesa në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar luftën në Gaza pas sulmit të Izraelit ndaj anëtarëve të...

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

Zekerija Berisha: Me mua për një Shkup më të pastër dhe më të zhvilluar

Zekerija Berisha ka zyrtarizuar sot kandidaturën si bartës liste nga koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me një vizion të qartë, shton ai,...

“Aleanca për Shqiptarët merr përkrahje të fuqishme në Austri”

Mbështetje e fuqishme nga mërgata për Strugën e Re Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu