Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi në periudhën 2021-2025 u ka mundësuar katër personave të marrin paga pa shkuar fare në punë.
Sipas njoftimit zyrtar, me këtë veprim është dëmtuar buxheti i komunës për rreth 130.000 euro, ndërsa padi penale për pastrim parash dhe përfitime të kundërligjshme janë ngritur edhe ndaj punonjësve të përfshirë: F.A. (62) nga fshati Zajaz, A.N. (38) nga fshati Sërbicë, H.B. (37) nga fshati Cërvivcë dhe B.S. (36) nga fshati Strellcë. Dehari akuzohet se me vetëdije ka lidhur kontrata pune me këta persona dhe nuk ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës edhe pas skadimit të afateve ligjore, duke u lejuar përfitimin e paligjshëm të pagave dhe kompensimeve të tjera.
