Padi ndaj një 14-vjeçari nga Shkupi, ka shkaktuar zjarr në mënyrë të qëllimshme

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se për rastin e zjarrit në Rasadnik është parashtruar kallëzim penal kundër një të mituri 14-vjeçar i cili së bashku me dy fëmijë të tjerë kanë hedhur mjete piroteknike, pas së cilës është ndezur bari i thatë dhe ka rënë zjarr në të cilin janë zënë rreth tre hektarë sipërfaqe.

SPB Shkup në PTHP Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër një të miturI 14 vjeçar për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, e cila dënohet me nenin 288 të Kodit Penal.

“Njëherit, i raportuari së bashku me dy fëmijë të tjerë të cilët nuk kanë mbushur moshën 14 vjeç dhe nuk janë subjekt i përgjegjësisë penale, më datë 03.09.2024 rreth orës 15 në vendin e quajtur Rasadnik, në territorin e Komunës Kisella Vodë. në Shkup, kanë hedhur mjete piroteknike që i kishin ndezur më parë me çakmak, pas së cilës bari i thatë ka marrë flakë dhe ka shpërthyer zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth tre hektarësh”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Me reagimin e shpejtë të policëve nga SPB Shkup, në koordinim me shërbimet tjera, zjarri është lokalizuar dhe janë parandaluar dëme të mëdha.

Në zjarrin, siç informojnë nga njësiti i zjarrfikësve të Shkupit, është djegur një sipërfaqe me bar të thatë, shkurre, goma veturash dhe pemë që ndodhen në Rasadnik. Në shuarjen kanë ndërhyrë tetë automjete dhe 15 zjarrfikës, nuk ka të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kosova nënshkruan kontratë për blerjen e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake AM General. Lajmin...

Izraeli siguron kontratë miliardëshe mbrojtjeje me Emiratet

Izraeli ka siguruar një nga fitoret më të mëdha strategjike në industrinë e tij të mbrojtjes, pasi kompania Elbit Systems ka nënshkruar një marrëveshje...

I pamposhturi, pensionohet

Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Crawford, njoftoi tërheqjen nga boksi. Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Terence Crawford,...

Ministri rus i Mbrojtjes: NATO po përgatitet për përplasje ushtarake me Moskën

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, deklaroi se ekzistojnë prova që NATO po përgatitet për një përplasje ushtarake me Rusinë, me synimin për të...

Serbia bojkoton Samitin BE–Ballkani Perëndimor

Serbia nuk do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet të mërkurën në mbrëmje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu