Pa ide dhe projekte: VMRO-VLEN ambalazhon si të vetat punët e përfunduara nga qeveria e kaluar

Në mungesë të projekteve konkrete dhe ideve të reja, qeveria aktuale e përbërë nga VMRO dhe VLEN, ka nisur të promovojë projekte që janë hartuar, zhvilluar dhe përfunduar nga qeveria e kaluar BDI-LSDM. Rasti më i fundit është promovimi i pikës së re kufitare me konceptin “One Stop Shop” në vendkalimin kufitar të Bllacës.

Projekti, që sot u paraqit nga zyrtarët aktualë si një arritje e re, është në fakt një iniciativë që filloi gjatë mandatit të kaluar dhe u përfundua para ndërrimit të pushtetit. Qëllimi i tij është thjeshtësimi i procedurave kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke i bashkuar kontrollet doganore dhe policore në një pikë të vetme, për të mundësuar kalim më të shpejtë dhe efikas të qytetarëve dhe mallrave.

Opozita dhe zyrtarët e qeverisë paraprake kanë reaguar duke kujtuar se projekti “One Stop Shop” ka qenë pjesë e agjendës për integrim rajonal dhe bashkëpunim me Kosovën, që është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kosovare dhe është financuar pjesërisht nga fondet e BE-së dhe donatorë ndërkombëtarë.

Ndërkohë, qytetarët dhe analistët po pyesin: A do të shohim ndonjë projekt autentik nga kjo qeveri, apo do të vazhdohet me riciklimin e arritjeve të të tjerëve?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

Kurti takohet me Kos: Kosova dëshmoi progres, meriton statusin e vendit kandidat

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar takim meKomisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta...

KËRCËNOHET LIRIM MEHMETAJ “3 OKFIRA ME T’I SHPRAZ NË LULË TË BALLIT FRIK E KI”

Një person me emrin Xhavit Nuredini, ka shkruar një koment kërcënues në adresë të gazetarit Lirim Mehmetaj. Kërcënimi i këtij personi, vjen te tema e...

Trump mbërrin në Zvicër për t’u takuar me udhëheqësit botërorë në Davos

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Zvicër për t’u takuar me udhëheqësit botërorë në samitin e Davosit. E para në agjendën është një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu