Osmani paralajmëron Vuçiçin: S’mund të kërcënosh Turqinë sikurse Kosovën

Presidentja e Kosovës thekson se Turqia, si vend anëtar i NATO-s, po ndihmon Kosovën të ruajë paqen dhe sigurinë në rajon.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se ai është duke e sulmuar paturpësisht Turqinë, i cili si vend anëtar i NATO-s, është duke i ndihmuar Kosovës që ta ruajë paqen në rajon.

“Jam krenare që kam punuar ngushtë me presidentin [turk, Recep Tayyip] Erdogan, i cili ka treguar gjithmonë kujdes të thellë për njerëzit e rajonit tonë, dhe ka bërë kontribut të jashtëzakonshëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Vuçiqi, në anën tjetër, duket se beson që mund ta kërcënojë një shtet të madh të NATO-s, sikurse është Turqia, njësoj sikurse i kërcënon shtetet fqinje”, ka shkruar Osmani në platformën X.

“Në vend që të punojë nga afër me vendet anëtare të NATO-s, ai e çon përpara bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin në fushën e mbrojtjes”, ka shtuar tutje Osmani teksa është zotuar se Kosova do të vazhdojë t’i forcojë lidhjet me aleatë të NATO-s, duke i modernizuar kapacitetet në mbrojtje sipas standardeve të NATO-s.

“Vuçiçi duhet të tentojë ta bëjë të njëjtën, në vend që t’i sulmojë fqinjët. Por, duket se për mendësinë e tij hegjemoniste që ka mbetur në të kaluarën dhe është vazhdimisht e fiksuar në ngacmim të të tjerëve, një maturi e tillë duket përtej të arritshmes”.

Presidenti i Serbisë ka kritikuar Turqinë, duke theksuar se është i tmerruar nga sjellja e këtij vendi dhe ka konsideruar se presidenti turk e ka shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas furnizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me “mijëra” dronë kamikazë “Skydagger” RTF.

“Tash është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe është duke ëndërruar sërish për ringjallje të Perandorisë Osmane. Serbia është shtet i vogël, por ne i kuptojmë synimet e tyre reale”, ka deklaruar Vuçiç.

Në dispozicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përveç sisitemit turk “OMTAS” për shkatërrimin e tankeve dhe fluturakeve pa pilot “Bayraktar” për mbështetje ajrore, do të jenë edhe dronët kamikazë “Skydagger” që shërbejnë për misione goditëse.

Një kontingjent i madh i dronëve “Skydagger” mbërriti të mërkurën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Në mesin e kontejnerëve gjenden mijëra dronë kamikazë të tipit “Ready-to-Fly” të destinuar për goditjen e objektivave statike dhe lëvizëse, duke i mundësuar FSK-së rritjen e kapacitateve luftarake.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu