Organizata e Bashkëpunimit Islam refuzon planet për zhvendosjen e palestinezëve

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) refuzoi planin që synon zhvendosjen e popullit palestinez nga Gaza, raporton Anadolu.

Presidenti amerikan Donald Trump të shtunën bëri thirrje që “të pastrohet” Rripi i Gazës dhe të zhvendosen palestinezët në Jordani dhe Egjipt, duke e përshkruar enklavën si “vend shkatërrimi”.

Izraeli ka zhvilluar një luftë gjenocidale në këtë territor që nga 7 tetori 2023 duke vrarë më shumë se 47 mijë palestinezë, duke lënë enklavën në gërmadha.

Këto plane përbëjnë “një shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat përkatëse të OKB-së”, tha në një deklaratë organizata pan-islamike.

OBI përsëriti thirrjen për “tërheqjen e plotë të forcave okupuese izraelite, dërgimin e ndihmave humanitare të duhura në të gjitha pjesët e Rripit të Gazës dhe ndihmën për njerëzit e zhvendosur që të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Organizata më tej theksoi nevojën për t’i dhënë mundësi qeverisë palestineze të marrë përgjegjësitë e saj në ruajtjen e unitetit të territoreve palestineze, përfshirë Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

OBI bëri thirrje gjithashtu për “zbatimin e programeve të ndihmës emergjente, rimëkëmbjes ekonomike dhe rindërtimit” për palestinezët dhe ripohoi “mbështetje të palëkundur për të drejtën e popullit palestinez për tokën dhe vendet e tyre të shenjta”.

Organizata i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë përgjegjësinë për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete për t’i dhënë fund pushtimit izraelit prej dekadash të territoreve palestineze.

Propozimi i presidentit Trump erdhi një javë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të 19 janarit dhe marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve në Gaza. Egjipti dhe Jordania e kanë refuzuar gjithashtu planin e zhvendosjes.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN përkrah kandidatin e pavarur për Komunën e Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri

Në prag të zgjedhjeve lokale të 11 janarit, koalicioni VLEN njofton opinionin se Zulhajrat Demiri, i cili garon si kandidat i pavarur për kryetar...

Sulm i rëndë në redaksinë e INFOMAX – thyen dyert, sulmon gazetarët dhe kërcënon: Kush jeni ju që të shani Kryeministrin Mickoski?

Në orët e vona të natës, gjatë transmetimit live të emisionit “Teski Muhabeti” në mediumin INFOMAX, ka ndodhur një incident i rëndë. Një person...

Bia – Dolces: A je për trileqe? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia i është drejtuar Dolces me një pyetje. “A je për trileqe?”- ka qenë pyetje e Bias, e cila...

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në...

Mickoski vendos të krijojë ‘Shtabin e Krizës’ për protestën e 13 dhjetorit: OVL UÇK po krijon tensione të panevojshme

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar krijimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit, gjë që sipas OVL-UÇK-së po krijon tensione të panevojshme. Në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu