Orban: Evropa ka dy mundësi, njëra çon direkt në luftë

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës e kishte sjellë Evropën në një “pikë kthese historike”.

Ai shtoi se presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk ka hequr dorë nga qëllimi i tij për të sjellë paqe në Ukrainë dhe se Evropa tani përballet me “dy rrugë të mundshme.”

“Ne mund të kthehemi nga kjo rrugë pa krye dhe më në fund të bashkohemi pas iniciativës së paqes të presidentit Trump, përfshirë burokratët e Brukselit. Kjo do të kërkonte që udhëheqësit që mbështesin luftën të përballen me faktin se për tre vjet e gjysmë të fundit kanë shpenzuar paratë e fituara me mund të evropianëve për një luftë që nuk mund të fitohet në fushën e betejës”, tha ai në rrjetin X.

Orban shtoi se opsioni i dytë, sipas tij, dërgon “direkt në luftë”.

“Nëse udhëheqësit evropianë që mbështesin luftën vazhdojnë të dërgojnë para dhe armë në Ukrainë pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ata do t’i hapin rrugën një konflikti ruso-evropian. Evropa e di shumë mirë se ku çon kjo rrugë dhe pasojat kanë qenë gjithmonë tragjike”, tha Orban duke shtuar se Hungaria zakonisht zgjedh rrugën e paqes.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

Trump protestuesve iranianë: “Ndihma është në rrugë”- paralajmëron veprime të forta ndaj Teheranit

Donald Trump u ka dërguar një mesazh protestuesve iranianë duke deklaruar se “ndihma është në rrugë”, në një kohë kur Irani po përballet me...

Kasami dhe Qoku me BMW 150 mijë euro — dëshmi e “suksesit ekonomik” pas dy vitesh qeverisje

Në takimin e fundit të liderëve politikë, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te temat politike, por edhe te paraqitja luksoze e dy figurave të...

Osmani s’është e padiskutueshme për LVV-në, partia e Kurtit çon mesazh se “mbeten të hapura” opsionet për Presidentin

Vjosa Osmani po kërkon të rizgjidhet presidente për t’i vazhduar “punët e mira dhe të përbashkëta” me Albin Kurtin, partia e të cilit aktualisht...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu