Okupimi i veriut të Kosovës, mediat serbe “nxjerrin blof” Vuçiçin, ja pse pushtimi do të ishte “vetëvrasje” për Serbinë!

Për Kosovën, kërcënimet serbe se do të shpallin okupimin e saj, janë bërë thuajse të zakonshme, duke patur parasysh retorikën e zjarrtë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili thuajse gjithmonë përfundon thjesht duke “luajtur blofin”. Megjithatë, edhe një herë tjetër, mediat serbe “i kanë hedhur benzinë zjarrit” pasi kanë raportuar dje, thuajse njëzëri se, sot në orën 18:00 do të flasë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe se pritet të shpallet pushtimi i një pjese të territorit të Kosovës. Mediat si Alo, Kurir, B92, etj., raportuan se ndërsa Vuçiç del nesër para kombit serb, kryesia shtetërore ende po diskutonte për çështje të ndryshme. “Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë”, raportuan mediat e Beogradit duke nënkuptuar territore në Republikën e Kosovës, pasi dihet se zyrtarisht Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet sovran. Megjithatë, media të tjera si “Danas”, me të drejtë, vënë në dyshim fjalët e liderit të vendit të tyre.

“Mision vetëvrasës”

Nuk ka gjasa që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të shpallë pushtimin e Kosovës, sepse do t’i vinte inat Perëndimit dhe ky do të ishte një mision vetëvrasës. Përveç kësaj, ai do të duhej të thoshte se kush e pushtoi, nëse ishte Shqipëria, Amerika, OKB-ja apo Kurti, besojnë kolumnistët e “Danas”, duke komentuar mundësinë që Vuçiç të vendosë të shpallë pushtimin e një pjese të territorit. Predrag Petroviç, drejtor i kërkimeve në Qendrën e Beogradit për Politikën e Sigurisë, shpjegon për “Danas” se okupimi do të thotë se ushtria e armikut ka pushtuar një territor të caktuar dhe po ushtron pushtet mbi të. I pyetur se sa realiste është kjo deklaratë e Vuçiçit, ai përgjigjet se është një opsion joreal, duke pasur parasysh se statusi i Kosovës është i rregulluar me rezolutë të OKB-së dhe se kjo do ta vinte Serbinë në konflikt praktikisht me të gjithë botën, në radhë të parë me shtetet më të forta perëndimore. “Serbia është e rrethuar nga vendet e NATO-s, ndaj lufta në Kosovë do të ishte një mision vetëvrasës për Serbinë”, paralajmëron Petroviç.
Sfidë për Perëndimin

Nga ana tjetër, analisti politik Dragomir Angjelkoviç thotë për “Danas” se nuk ka gjasa që Vuçiç të deklarojë një pushtim sepse do të inatoste Perëndimin dhe se ky është një kërcënim bosh. Ai shtoi se Vuçiçi, i cili pranoi planin franko-gjerman dhe Ana Brnabiç, e cila tërhoqi letrën në të cilën Serbia thotë se nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, vështirë se mund të jenë njerëz që mund ta shpallin luftë në atë pjesë të territorit të Kosovës. “Por nëse ai do të shpallte pushtimin e territorit, fuqitë e mëdha janë të detyruara të zbatojnë Rezolutën 1244. Në Kushtetutën tonë, nuk kemi një pjesë që i referohet territorit të pushtuar përkohësisht. Por teorikisht mund të deklarojmë se na është vjedhur ky territor dhe se nuk do të heqim dorë prej tij”, tha Angjelkoviç.

Prapaskenat

Ndërsa Dragan Sormaz, kryetar i Këshillit Euroatlantik të Serbisë, në deklaratën e tij për Danas tregon një aspekt tjetër që Vuçiç do të duhej të përgjigjej nëse vendos të ndërmarrë këtë hap për të pushtuar veriun e Kosovës. “A është KFOR-i një mision paqeruajtës i OKB-së apo një ushtri okupuese? Pra, pse atëherë ushtria, komandanti i përgjithshëm i së cilës është Vuçiç, bashkëpunon me KFOR-in në baza ditore”, pyet Sormaz. Ai thekson se njoftimet për shpalljen e pushtimit janë të pakuptimta dhe se e vërteta duhet thënë para qytetarëve. Jozyrtarisht, në skenën politike dëgjohet se Serbia ka nënshkruar Marrëveshjen e Kumanovës dhe nuk ka më mundësi për të shpallur okupimin. Si dhe shpallja e pushtimit do të nënkuptonte mobilizimin e përgjithshëm të të gjitha forcave në dispozicion për çlirimin e vendit, që do të thotë një luftë në të cilën udhëheqja shtetërore nuk dëshiron të hyjë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Më në fund Egli dhe Gjesti e thyejnë heshjen dhe dalin bashkë, të përqafuar e më të lumtur se kurrë

Prej përfundimit të spektaklit të njohur “Big Brother VIP”, një emër që ka vazhduar të qarkullojë me intensitet të lartë në mediat sociale është...

FOTOT/ Xheneta Fetahu “i vë flakën” rrjetit! Kujdesuni të jeni vetëm kur t’i shihni format perfekte të ish-banores së BBVK-së

Xheneta Fetahu, një nga modelet më të ndjekura në rrjetet sociale, ka kthyer sërish vëmendjen me postimin e saj të fundit në Instagram. Ajo shfaqet...

Azizi: Taravari shkoi të fotografohet me Ramën për ta ndaluar largimin masiv të strukturave partiake

Shefi i shtabit zgjedhor të VLEN-it dhe deputet në Kuvendin e RMV-së, Adnan Azizi, ka komentuar takimin e fundit të kryetarit të ASH-së Arben...

Bitcoin vendos rekord të ri!

Rritja e fundit, e cila shikoi Bitcoin të fitojë më shumë 18 përqind të vlerës që prej fillimit të muajit Maj, u ushqye nga...

Vriten dy punonjës të Ambasadës së Izraelit në Washington

Ky filmim tregon momentet kur i vihen prangat një të riu, që dyshohet si autor i vrasjes së një çifti diplomatësh izraelitë në muzeun...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu