OJQ “Ndërtojmë të ardhmen”, fëmijët lypsarë drogohen nga grupet e krimit

Të gjithë i kemi parë fëmijët e vegjël duke kërkuar lëmosh rrugëve të qytetit. Zakonisht janë vetëm ose të shoqëruar me ndonjërin prindër që i mban në krahë, por pak prej nesh pyesin, se ku përfundojnë parat e tyre? Mbi 200 fëmijë vetëm në Shkup, prej foshnje të porsalindura deri në moshën 15 vjeçare, lëshohen në rrugë nga grupe të ndryshme kriminale, të cilët përfitojnë matrialisht mbi kurrizin e këtyre fëmijëve.

Për shkak të kequshqyerjes, dhunës që ushtrohet mbi ta dhe përdorimit të substancave narkotike, mbi 2.000 fëmijë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga kushtet e rënda ekonomike dhe keq-prindërimi rreth 18.700 fëmijë e kanë ndërprë procesin arsimor, ose nuk janë regjistruar fare nëpër shkolla, ndërsa 10 deri në 15 vajza prej moshës 13 deri në moshën 16 vjecare shfrytëzohen për prostitucion nga grupet e krimit të organizuar.

Këto të dhëna të shokuese Organizata Joqeveritare “Ndërtojmë të Ardhmen”, i ka zbuluar gjatë një hulumtimi të sajë disa vjeçarë.

“Fëmijët nuk i marrin këto mjete që i grumbullojnë. Organizatorët e grupit i drogojnë fëmijët, i fusin në gjumë me lloj-lloj sedativësh dhe i nxjerrin në rrugë. Një vajzë për shërbime seksuale te klientët e tyre, ofrohet me një çmim prej 2000 deri në 5000 denar. Këtu i akuzoj edhe prindërit që fëmijët e tyre i nxjerrin në treg për një telefon celular të dorës së dytë dhe për këtë arsye apeloj organet e shtetit t’i dërgojnë në kontrolla gjinekologjike.” – tha Kryetari i OJQ-së, “Ndërtojmë të ardhmen”, Ilia Jovanoviq.

Esnafi i Çarshisë, lypsarët sillen me vetura në Çarshi

Lypsarët janë bërë problem edhe për pronarët e dyqaneve të Çarëshisë. Ata disa herë me vet-iniciativë janë përpjekur t’i largojnë nga zonat e uzurpuara, që grupet e krimit i kanë të ndara. Esnafët e Çarshisë, janë dëshmitarë për shumat e majme që lypsarët grumbullojnë gjatë ditës.

”Kemi grupacione të cilat vinë në mëngjes i shkarkojnë me vetura, me furgona të ndryshëm nëpër lokacione të ndryshme. Ne disa herë më vetë iniciativë jemi munduar t’i largojmë sepse kemi pengesë të madhe, i japin pasqyrë të keqe Çarshisë. Mëditja e tyre arrin prej 50 deri në 100 euro dhe këtë kemi arritur ta vërtetojmë sepse parat i kthejnë në euro nëpër këmbimoret e Çarshisë.” – tha Kryetari i Esnafit të Çarshisë, Bujar Dullovi.

Limani, prapa lypsarëve qëndron krimi i organizuar

Se egzistojnë grupe të tilla kriminale e pranon edhe vetë Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani.

“Më duhet ta them këtu është krim i organizuar, me të cilën duhet patjetër të merret Ministria e Punëve të Brendëshme. Fillimisht policia duhet t’i marrë nga rruga, sepse nuk është nën kompetencat tona kjo.” – deklaroi Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani.

Minsitri Limani thotë se bashkpunimi ndër institucional mund ta zgjidh këtë problem.

“Marrëveshja dhe bashkëpunimi mes organeve komunale dhe policisë mund ta shmangin këtë parregullësi dhe t’i largojmë njëhere e përgjithmon nga rruga këto fëmijë” – thotë Limani.

Fëmijët lypsarë në rrugë, MPB: Vazhdimisht marrim masa

Nga MPB-ja, thonë se në vazhdimësi ndërmarrin masa dhe aktivitete për parandalimin e këtij fenomeni, por sqarojnë se intervenohet kryesisht kur fëmijët e paraqesin rastin.

“Autorët e veprës sillen në stacion policor ose në vendngjarje. Në bashkëpunim me Prokurorinë, Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale, Ministria e Punëve të Brendshme ndërmerr masa dhe aktivitete ndaj personave të cilët janë të paprivilegjuar. Nga ana e MPB-së, ndaj prindërve të fëmijëve të cilët kanë parashtruar kërkesë, është parashtruar kallëzim penal nga neni 201 i Kodit Penal në PTHP Shkup për veprime të mëtutjeshme të tyre.” -thuhet në përgjigjen me shkrim nga MBP.

Nga OJQ “Ndërtojmë të ardhmen”, njoftojnë se 50 fëmijë përdorin ngjitësin si lëndë narkotike dhe përmes erës që thithin nga qeset e plastikës, ndodh që gjendja e tyre të përkeqësohet dhe të përfundojë në fatalitet nga mbidoza.

Nga kjo organizatë apelojnë te të gjithë qytetarët që të mos u japin para fëmijëve në rrugë, sepse të njejtat përfundojnë në duart e shefave të gupeve të krimit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Danimarka befason botën: Ushtria urdhërohet të qëllojë këdo që shkel territorin, përfshirë edhe aleatët!

Danimarka ka konfirmuar se një rregull ushtarak i vitit 1952 mbetet ende në fuqi dhe parashikon që trupat daneze të hapin zjarr menjëherë në...

Trump urdhëron komandantët të hartojnë “planin e pushtimit” të Grenlandës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar komandantët e forcave speciale të hartojnë një plan për pushtimin e Grenlandës, transmeton Anadolu. Një raporti nga gazeta...

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

Gjashtë persona, përfshirë këngëtarin e njohur Yeison Jiménez kanë humbur jetën sipas autoriteteve kolumbiane të aviacionit civil, kur aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes...

Latifi: “Shqipja🇦🇱 u hoq nga Telekomi, Ziba hesht- 150.000 denarë në muaj për zero llogaridhënie”

Kush e hoqi shqipen nga Telekomi? Heshtja që kushton 150 mijë denarë në muaj Para tetë muajsh, aktivistja Anita Latifi ngriti publikisht shqetësimin se nga...

Stafi i Egjiptit lexon Kur’an për ta ndihmuar ekipin në ndeshjen vendimtare ndaj Bregut të Fildishtë

Stafi teknik i Kombëtares së Egjiptit u pa duke lexuar Kur’an dhe duke u lutur gjatë ndeshjes dramatike kundër Bregut të Fildishtë, në kuadër...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu