OBRM-Partia Popullor: Në asnjë rast nuk pranojmë mohimin e plotë të Korridorit 8

Partia OBRM-Partia Popullore e Ljupço Georgievskit ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të autoriteteve ekzekutive në lidhje me projektin e Korridorit 8.

Nga OBRM-Partia Popullore thonë se janë të gatshëm t ë pranojnë ndryshime në projekt, por assesi nuk pranojnë anulimin e plotë të projektit në fjalë.

“Korridori 8, pra lidhja hekurudhore e Maqedonisë së Veriut dhe infrastruktura e plotë në rrugën Shqipëri-Bullgari, ka qenë një përcaktim strategjik i Maqedonisë së pavarur që në fillimet e demokratizimit dhe krijimit të saj. Bartësi kryesor politik i këtij korridori ishte pikërisht partia OBRM-PDUKM me nënshkrimin e saj në vitin 2002. Përfundimi i Korridorit 8 do të thotë plotësimi i peshës reale të rëndësisë gjeostrategjike të vendit tonë.

Në të njëjtën kohë, është një mundësi e paparë për zhvillimin ekonomik të vendit, sepse përfaqëson jo vetëm një lidhje ekonomike me Bullgarinë, por edhe një lidhje me Turqinë si dhe gjithë Lindjen e Mesme, një lidhje me Rumaninë, Ukrainën si zonën post-sovjetike.

Nga lindja nuk paraqet vetëm lidhje me Shqipërinë, por është rruga më e shkurtër për në të gjithë Evropën Jugore dhe Afrikën Veriore.

OBRM-Partia Popullore shpreh keqardhjen që “udhëheqësit” e sotëm të Maqedonisë, për shkak të rinisë së tyre, nuk e kujtojnë se Maqedonia në fillim të viteve të 90-ta ishte viktimë e embargos që përjetuam në korridorin “Veri-Jug” dhe që në atë moment ne u shpëtuan si vend falë korridorit “Lindje-Perëndim”. Prandaj OBRM-Partia Popullore konsideron se anulimi politik i këtij projekti është i barabartë me diversionin e pavarësisë së shtetit maqedonas.

Sa i përket pjesës tekniko-financiare të vërejtjeve të qeverisë aktuale, besojmë se sigurisht që ka vend për të përmirësuar trasenë, që në fakt është ndryshuar disa herë, si dhe për të reduktuar financat që do të shpenzohen për përfundimin e hekurudhës. Të gjitha ndryshimet pozitive në aspekt tekniko-financiar nga OBRM-Partia Popullore do të jenë të mirëpritura, por në asnjë rast nuk mund të pranohet mohimi i plotë i Korridorit 8”, thonë nga OBRM-Partia Popullore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në...

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi i shtabit zgjedhor, Fisnik Ristemi, ka dhënë dorëheqje nga...

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu